Ndarja e Elon Musk dhe Shivon Zilis ka marrë një tjetër dimension pas deklaratave të kësaj të fundit në rrjetet sociale. Zilis, drejtuesja e Neuralink dhe nëna e katër fëmijëve të Musk, ka ndarë publikisht disa detaje nga periudha e fundit e marrëdhënies së tyre.
Në një postim në X, ajo ka zbuluar se vetëm një javë përpara se lidhja e tyre të merrte fund, Musk i kishte shprehur ende dashurinë e tij, duke i thënë: “Të dua”.
Pavarësisht mënyrës se si përfundoi marrëdhënia, Zilis nuk ka zgjedhur një qasje konfliktuale. Përkundrazi, ajo ka lënë të kuptohet se vazhdon ta mbështesë Musk-un dhe i uron atij të jetë i lumtur, pavarësisht se tashmë rrugët e tyre si çift janë ndarë.
Historia e tyre ka qenë prej kohësh në vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të lidhjes, por edhe për familjen që kanë krijuar së bashku. Të dy janë prindër të katër fëmijëve, ndërsa jeta sentimentale dhe familjare e Musk ka qenë vazhdimisht objekt diskutimi.
Miliarderi është baba i 14 fëmijëve dhe ka folur në mënyrë të përsëritur për shqetësimin e tij mbi rënien e lindshmërisë në nivel global. Ai e ka cilësuar këtë fenomen si një prej sfidave serioze me të cilat mund të përballet shoqëria në të ardhmen.
Deklaratat e fundit të Zilis kanë rikthyer në qendër të vëmendjes edhe jetën personale të Musk-ut, veçanërisht marrëdhënien e tij me nënën e katër fëmijëve të tij.
