Ben Blushi ka ndarë në Facebook një shkrim të gjatë me titullin “Jam Mesdhetar”, ku reflekt on mbi identitetin e shqiptarëve dhe lidhjen e tyre me Mesdheun. Shkrimtari dhe gazetari e nis shkrimin nga një moment ku dëgjoi qindra studentë duke thënë njëzëri “Jam Mesdhetar”, duke e cilësuar këtë si një identitet që shqiptarëve nuk ua ka ndryshuar dot asnjë pushtim.
Blushi argumenton se shqiptarët, pavarësisht periudhave të ndryshme historike dhe ndikimeve të huaja, kanë mbetur të lidhur me Mesdheun. Sipas tij, ky rajon ka qenë një nga qendrat kryesore të qytetërimit, ku janë zhvilluar kultura, filozofia, arti, demokracia dhe tradita të rëndësishme që kanë ndikuar në botën moderne.
Një pjesë të rëndësishme të shkrimit ai ia kushton edhe mënyrës së jetesës mesdhetare, duke përmendur vajin e ullirit, verën, kripën, ushqimin, artin dhe kulturën si elemente që bashkojnë popujt e brigjeve të këtij deti.
Në një tjetër pjesë, Blushi ndalet te identiteti shqiptar, duke argumentuar se shqiptarët shpesh e kanë përkufizuar veten si ballkanikë apo evropianë, ndërsa sipas tij identiteti mesdhetar është po aq, ose edhe më i rëndësishëm.
“Ne jemi mesdhetarë më shumë se ballkanikë dhe evropianë më pak se mesdhetarë”, shkruan Blushi, duke e mbyllur reflektimin me idenë se Mesdheu është hapësira ku shqiptarët mund të ndihen pjesë e një kulture që bashkon Evropën, Azinë dhe Afrikën.
