Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila. Përmes një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, artistja ka kërkuar falje ndaj personave që mund të jenë prekur apo lënduar nga situata, ndërsa ka bërë apel që materialet të mos vijojnë të qarkullojnë.
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje”, shkruan Matraku në nisje të reagimit të saj, duke iu drejtuar fillimisht publikut dhe çdo individi që është ndjerë i prekur nga ngjarja.
Artistja thekson se nuk dëshiron të justifikojë veprimet e saj, por të marrë përgjegjësinë për to. Ajo shprehet se besimi që kishte dhënë në një prej momenteve më të brishta të jetës së saj është përdorur për arsye që, sipas saj, ende nuk i di.
Në deklaratën e saj, Matraku i kërkon gjithashtu falje Klaudias dhe vajzave të saj për çdo dhimbje apo lot që mund t’u jetë shkaktuar nga kjo situatë.
“Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia”, shprehet ajo.
Matraku flet edhe për vështirësitë personale me të cilat është përballur ndër vite, duke e përshkruar veten si një grua që, sipas saj, është detyruar t’i përballojë shumë prej sfidave të jetës e vetme.
Në fund të mesazhit, artistja ndalet te publikimi i materialeve intime dhe kërkon nga ndjekësit që të mos i shpërndajnë më.
“Mos shpërndani më. Dhimbja kërkon respekt”, apelon Blerina Matraku, duke kërkuar që situata të ndalet dhe privatësia e saj të respektohet.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur videot intime kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në publik.



