Kalifornia ka miratuar një ligj të ri që ndalon zyrtarisht martesat e personave nën 18 vjeç, duke e bërë moshën 18 vjeç kusht për martesë. Ligji, i firmosur nga guvernatori Gavin Newsom, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.
Ndryshimi është përshëndetur nga aktivistë dhe të mbijetuar të martesave në moshë të mitur, mes tyre Courtney Stodden, e cila u martua në moshën 16-vjeçare me një aktor 50-vjeçar. Aktivistët theksojnë se martesat e të miturve mund t’i ekspozojnë fëmijët ndaj abuzimit dhe t’i vështirësojnë largimin nga marrëdhëniet e dëmshme.
Kalifornia bëhet kështu shteti i 18-të amerikan që e ndalon këtë praktikë që nga viti 2018. Sipas organizatës “Unchained At Last”, rreth 9 mijë vajza martoheshin çdo vit në Kaliforni, ndërsa më parë ligji lejonte martesat e të miturve me pëlqimin e prindërve dhe miratimin e gjykatës.
