Ke kaluar gjithë ditën në shtëpi, nuk ke bërë ndonjë aktivitet të lodhshëm dhe përsëri në fund të ditës ndihesh pa energji.
Pse?
Sepse lodhja nuk është gjithmonë fizike. Edhe truri lodhet nga overthinking, mesazhet, social media, informacioni i vazhdueshëm dhe presioni për të qenë gjithmonë produktiv.
Mund të duket sikur po pushon ndërkohë që kalon orë duke scroll-uar, por mendja vazhdon të marrë stimulim pa pushim.
Edhe emocionet lodhin. Një shqetësim që e mendon gjithë ditën mund të të marrë më shumë energji se një ditë e ngarkuar fizikisht.
Prandaj ndonjëherë nuk kemi nevojë të bëjmë më shumë. Kemi nevojë të shkëputemi.
Pak kohë pa telefon. Një shëtitje. Muzikë. Një kafe në qetësi. Ose thjesht një mbrëmje pa detyrimin për të qenë produktiv.
Sepse pushimi i vërtetë nuk është vetëm të mos bësh asgjë.
Është t’i japësh mendjes hapësirë të mos bëjë asgjë.
