Gjesti ka zgjedhur t’i falënderojë ndjekësit e tij me një postim emocional, duke ndarë disa momente personale dhe duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë deri më sot.
“Së pari, falënderimi i takon Zotit, e pastaj secilit prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ma keni dhënë”, shkruan ai në fillim të mesazhit, duke theksuar se suksesi i tij nuk do të ishte i njëjtë pa publikun.
Në postim, Gjesti tregon se ka përzgjedhur disa nga momentet e tij më të veçanta për t’i ndarë me fansat, si një mënyrë për t’i falënderuar për besimin dhe dashurinë që i kanë dhënë ndër vite.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fundi i mesazhit. “Me ndihmën e Zotit, nuk ndalem me kaq… kam diçka shumë të veçantë në mendje për ju”, shkruan ai, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet. Mos vallë bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor, një album, një bashkëpunim surprizë apo diçka krejt ndryshe?
Për momentin, Gjesti ka zgjedhur të mbajë gjithçka sekret, por një gjë është e sigurt: mesazhi i tij ka rritur pritshmëritë dhe fansat tashmë po presin me padurim zbulimin e asaj që ai e quan “shumë të veçantë”
