Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Horoskopi për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    July 22, 2026

    Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: “Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në… ”

    July 22, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    July 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: “Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në… ”

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin personal dhe ndryshimet që ka përjetuar ndër vite. Pas më shumë se një dekade në muzikë, këngëtarja thotë se sot ndihet më e pjekur, më e qartë dhe mbi të gjitha më e lumtur me veten.

    Nga vajza vetëm 14-vjeçare që u bë e njohur për publikun përmes “X Factor”, deri tek artistja që sot thotë se ka arritur në “versionin e saj ultimat”, Xhesika ka kaluar nëpër një rrugëtim me suksese, sfida dhe momente të vështira personale.

    Në një intervistë për “Bordo”, këngëtarja ka folur hapur për karrierën, familjen, humbjen e prindërve, transformimin e saj fizik, por edhe për dashurinë dhe partnerin që ka në krah.

    Duke folur për fillimet në muzikë, Xhesika tregon se pasioni i saj është ushqyer që në fëmijëri nga familja. Prindërit besuan tek talenti i saj dhe e mbështetën që në momentin kur, në moshën 12-vjeçare, nisi kursin e kitarës. Më pas erdhi pjesëmarrja në “X Factor”, ku ajo arriti të renditej e treta mes mijëra konkurrentëve.

    Sot, pas rreth 15 vitesh eksperiencë, Xhesika pranon se ka ndryshuar shumë.

    “Sidomos dy vitet e fundit kam pësuar një katarsis. Ndihem në më të mirën time, në versionin tim ultimat”, shprehet ajo, duke shtuar se Xhesika 14-vjeçare e kohës së “X Factor” do të ishte krenare për gruan që është sot.

    Një ndryshim që ka tërhequr vëmendjen është edhe transformimi i saj fizik. Këngëtarja tregon se edhe kur peshonte 96 kilogramë ndihej e lumtur me veten dhe nuk e kishte konsideruar pamjen si problem. Vendimi për të ndryshuar stilin e jetesës, sipas saj, lidhej më shumë me shëndetin dhe kujdesin ndaj vetes sesa me aspektin estetik.

    Ajo tregon se një rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe partneri i saj, i cili kujdeset shumë për veten dhe e motivon edhe atë të bëjë të njëjtën gjë.

    Por pikërisht kur flet për partnerin, Xhesika zbulon edhe një detaj që nuk e kishte treguar më parë publikisht. Dyshja janë njohur në rrjetet sociale.

    “U njohëm në rrjetet sociale dhe është hera e parë që e them. Ai ishte mashkulli i parë që i ktheva përgjigje sportivisht në Instagram”, rrëfen këngëtarja.

    Madje, që në takimet e para, ajo kishte ndier se kishte gjetur personin e duhur.

    “Për herën e parë që e kam përqafuar, kam shkuar te babi dhe i thashë: Kam gjetur njeriun e jetës”, tregon Xhesika.

    Këngëtarja nuk i kursen fjalët e dashurisë për partnerin, duke treguar se marrëdhënia e tyre është një nga gjërat që e bën më të lumtur sot. Dyshja kanë folur gjithashtu për të ardhmen dhe ëndërrojnë krijimin e një familjeje së bashku.

    “Duam të ndërtojmë atë folenë tonë të bukur me maçokët tanë, me qenusha, me beba”, shprehet ajo, duke treguar se të dy janë shumë familjarë dhe e presin me entuziazëm atë që do t’u sjellë e ardhmja.

    Mes momenteve më të bukura të jetës, Xhesika veçon pikërisht njohjen me partnerin. Ndërsa periudhat më të dhimbshme kanë qenë humbjet e prindërve të saj: të nënës gjashtë vite më parë dhe të babait në shkurt.

    Pavarësisht dhimbjeve dhe sfidave, artistja thotë se sot është në një fazë të mirë të jetës, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

    Për verën, Xhesika nuk ka ndërmend të pushojë. Ajo dëshiron të jetë sa më pranë publikut përmes koncerteve dhe muzikës së saj, ndërsa zbulon se në të ardhmen mund të vijë edhe një projekt i veçantë i realizuar së bashku me partnerin, i cili gjithashtu shkruan.

    “Shkruajmë të dy, çdo gjë e kemi në sintoni edhe në muzikë”, përfundon ajo.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
    Next Article Horoskopi për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Related Posts

    Një vendim që preku të gjithë! Labinot Tahiri i del në krah djalit të Shpat Kasapit me një nismë të veçantë

    July 21, 2026

    “Jemi në një lidhje” – Eljona konfirmon zërat e romancës, zbulon edhe detajin që e bën marrëdhënien e tyre speciale

    July 20, 2026

    Luana Vjollca mesazh për brezin e ri: “Duhet t’i mbështesim dhe…”

    July 20, 2026

    “Ky është i preferuari im…”/ Loredana Brati zbulon emrat që qëndrojnë pranë saj dhe atë që e ka lënë pas

    July 20, 2026

    Ori Nebiaj: Arbana Osmanin e kam përjashtuar nga jeta ime

    July 20, 2026

    Luana Vjollca “pushton” Mykonosin, ylli shqiptar që tërhoqi vëmendjen e medias greke

    July 17, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Horoskopi për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    July 22, 2026

    Dashi Sot do të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa të…

    Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: “Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në… ”

    July 22, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    July 21, 2026

    Sekreti që fshihet pas jetëgjatësisë së koreanëve: jo ilaçe, por 3 zakone të përditshme

    July 21, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by