Media greke Cyclades24 i ka kushtuar një artikull të veçantë Luana Vjollcës, duke shkruar për paraqitjet e saj në Mykonos dhe vëmendjen që ka marrë gjatë pushimeve në ishullin e famshëm grek.
Prezantuesja, këngëtarja dhe sipërmarrësja shqiptare ka zgjedhur Mykonosin për të kaluar disa ditë relaksi, por prania e saj nuk ka kaluar pa u vënë re. Me stilin elegant, paraqitjet e kuruara dhe sigurinë që e karakterizon, Luana ka tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe ndjekësve të saj.
Sipas medias greke, Luana Vjollca është një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, me një ndikim të madh në rrjetet sociale. Ajo vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara, ku çdo paraqitje e saj merr mijëra reagime nga fansat.
Gjatë qëndrimit në Mykonos, Luana ka ndarë momente nga pushimet e saj, duke shfaqur atmosferën verore të ishullit, daljet dhe stilin e saj karakteristik. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.
Mykonos, një nga destinacionet më të famshme verore në botë, çdo vit mirëpret figura të njohura nga fusha të ndryshme. Këtë herë, një nga emrat që ka spikatur në ishull ka qenë pikërisht ylli shqiptar Luana Vjollca.
