Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ledian Agallijaj prezanton të dashurën e re? Postimi që po ngre dyshime

    August 31, 2026

    Bebe Rexha në një romancë me yllin e NBA-së? Këngëtarja më në fund zbulon të vërtetën

    August 31, 2026

    Elsa Lila rikthehet me një surprizë të re: Çfarë fshihet pas “Une Semaine”?

    August 31, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Kanadaja tashmë një fluturim larg! Inaugurohet linja direkte Tiranë-Toronto

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Këtë të premte, 19 qershor, u inaugurua fluturimi i parë direkt mes Tiranës dhe Torontos në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke shënuar vendosjen e një lidhjeje të re ajrore mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

    Në ceremoninë e organizuar në Rinas morën pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadorja e Kanadasë në Shqipëri Elissa Goldberg, ministri i Turizmit Blendi Gonxhja dhe përfaqësues të sektorit të aviacionit.

    Gjatë fjalës së tij, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Shqipëria po përparon në turizëm, ku përgjatë vitit 2025 ishte një ndër destinacionet e preferuara. Sipas tij, kjo tendencë ka vazhduar edhe përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2026.

    “Shqipëria po përjeton një nga periudhat më dinamike. Viti 2025 ishte një nga vitet më të rëndësishme për turistët e huaj. Edhe rezultatet e muajve të parë të vitit 2026 konfirmojnë këtë tendencë. Këto rezultate tregojnë se Shqipëria po fiton më shumë besimin e turistëve. Objektivi ynë nuk është vetëm që të presim më shumë turistë, por të rrisim edhe njësitë akomoduese. Prandaj udhëtarët tanë nga larg janë më strategjikë, sepse kanë më shumë qëndrim. Turizmi po dëshmohet çdo ditë e më shumë si motor i ekonomisë”, tha ministri Gonxhja.

    Ndërkohë, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi tha se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë e aksesueshme, duke shtuar se linja direkte Tiranë-Toronto është vetëm fillimi.

    “Jemi mbledhur sot në këtë ceremoni, për hapjen e një mundësie të re. Një fluturim lidh Kanadanë me Shqipërinë. Është një urë lidhëse mes dy vendeve, në saje të një pune teknike dhe diplomatike. Sot kemi dëshmuar se kur ekziston vullneti dhe bashkëpunimi, burokracitë kalohen. Linjat ajrore vijnë duke u shtuar dhe Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë e aksesueshme. Vizioni ynë është i qartë, më shumë bashkëpunim dhe zgjerim. Linja Tiranë-Toronto është vetëm fillimi”, tha ministri i Infrastrukturës Karakaçi.

    Teksa sot mbahet fluturimi inaugurues nga TIA, operimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 20 Qershor 2026
    Next Article Klodi përballet me të papriturën, Elijona thyen heshtjen

    Related Posts

    FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, pothuajse dyfishon mbijetesën

    August 28, 2026

    Shqipëria më e shtrenjtë në rajon për ushqimet, ja produktet që kushtojnë më shumë

    August 26, 2026

    Vendimi i ri i SHBA-së, çfarë pritet të ndodhë me vizat e azilkërkuesve?

    August 25, 2026

    Euro bie sërish, zbret nën 93 lekë dhe prek minimumin e ri historik

    August 15, 2026

    Shifra që po habit Europën: Ja sa njerëz pinë duhan çdo ditë

    August 15, 2026

    Kriza e Ceutës, BE godet TikTok dhe Meta: Çfarë roli luajtën rrjetet sociale?

    August 8, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Ledian Agallijaj prezanton të dashurën e re? Postimi që po ngre dyshime

    August 31, 2026

    Pas përfundimit të historisë së tij me Elhaida Danin, duket se në jetën e balerinit…

    Bebe Rexha në një romancë me yllin e NBA-së? Këngëtarja më në fund zbulon të vërtetën

    August 31, 2026

    Elsa Lila rikthehet me një surprizë të re: Çfarë fshihet pas “Une Semaine”?

    August 31, 2026

    Dashuri apo kontroll? Pse fjalëkalimet po bëhen shkak konfliktesh në çift

    August 31, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by