Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Madonna, Shakira dhe BTS do të kryesojnë shfaqjen e Kupës së Botës

    May 14, 2026

    Shkencëtarët zbulojnë diferencën ideale në moshë për një marrëdhënie të lumtur

    May 14, 2026

    Personat që dëgjojnë muzikë vazhdimisht kanë një rrezik më të ulët për demencë

    May 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Shkencëtarët zbulojnë diferencën ideale në moshë për një marrëdhënie të lumtur

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Diskutimet për diferencën në moshë në një çift nuk mbarojnë kurrë. Të gjithë kanë një opinion për çfarë “duhet” dhe “s’duhet”. Por çfarë ndodh kur këtë pyetje nuk e zgjidhim me intuitë, por me të dhëna? Dy studime të mëdha janë përpjekur t’i japin një përgjigje më konkrete kësaj dileme. 

    Studimi i parë, i publikuar në Personal Relationships, analizoi më shumë se 35,000 çifte nga 29 vende të ndryshme. Një nga gjetjet kryesore ishte se preferencat për diferencën në moshë nuk janë fikse. Ato ndryshojnë me kohën dhe varen shumë nga faza e jetës ku ndodhen partnerët në momentin që nisin lidhjen.Me fjalë të thjeshta: ajo që të duket “normale” në të 20-at, mund të të duket komplet ndryshe në të 40-at.

    Por studimi që e bën këtë temë edhe më konkrete vjen nga Journal of Population Economics. Ai përqendrohet te jetëgjatësia e lidhjeve dhe arrin në një përfundim shumë të qartë: çiftet me diferencë moshe tre vite ose më pak kanë më shumë gjasa të qëndrojnë bashkë në kohë.

    Sipas të njëjtit studim, sa më e madhe diferenca, aq më shumë rriten vështirësitë – sidomos kur bëhet fjalë për përballimin e sfidave të jetës. Çiftet me diferencë të madhe moshe rezultojnë më pak rezistente ndaj krizave, krahasuar me ata që janë afërsisht në të njëjtën moshë.Një tjetër detaj interesant? Diferenca gjinore në mënyrën si e shohim këtë temë.

    Te burrat, preferenca ndryshon me kalimin e viteve: sa më shumë rriten në moshë, aq më shumë priren drejt partnereve më të reja. Madje, studiuesit vërejnë se për çdo pesë vite që kalojnë, mosha “ideale” e partneres zbret me rreth një vit.

    Tek gratë, panorama është ndryshe. Diferenca ideale në moshë është më e vogël dhe gjithnjë e më shumë vihet re një prirje drejt partnerëve të së njëjtës moshë. Ideja tradicionale e burrit më të madh duket se po humbet terren.

    Çfarë do të thotë kjo për ty? Askush nuk po thotë që një lidhje me 4 apo 6 vite diferencë është e prirur të dështojë. Por të dhënat tregojnë një model: sa më afër në moshë, aq më shumë rriten shanset për stabilitet dhe mbështetje reciproke.

    Tekefundit, ndoshta nuk është thjesht çështje numrash. Është çështje fazash të jetës, ritmesh të përbashkëta dhe mënyrës si dy njerëz rriten bashkë.Por nëse do një përgjigje të shkurtër nga shkenca: dashuria funksionon pak më mirë kur mosha nuk është shumë larg.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticlePersonat që dëgjojnë muzikë vazhdimisht kanë një rrezik më të ulët për demencë
    Next Article Madonna, Shakira dhe BTS do të kryesojnë shfaqjen e Kupës së Botës

    Related Posts

    Personat që dëgjojnë muzikë vazhdimisht kanë një rrezik më të ulët për demencë

    May 14, 2026

    “Instants”,risia e re e Instagram që synon momentet ‘reale’ mes miqve

    May 14, 2026

    Ka 3 momente në jetë kur truri plaket papritur, ja cilat janë ato dhe pse

    May 13, 2026

    Më pak plastikë, më shumë natyrë: eksperimenti që ndryshoi shëndetin e fëmijëve

    May 13, 2026

    Brezi ynë mund të jetë i fundit që do të shohë xixëllonja në natyrë

    May 13, 2026

    Kopshtaria është kura më e mirë për depresionin, thonë shkencëtarët

    May 12, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Madonna, Shakira dhe BTS do të kryesojnë shfaqjen e Kupës së Botës

    May 14, 2026

    Madonna, Shakira dhe grupi K-pop BTS do të jenë bashkë kryesues të shfaqjes së pjesës…

    Shkencëtarët zbulojnë diferencën ideale në moshë për një marrëdhënie të lumtur

    May 14, 2026

    Personat që dëgjojnë muzikë vazhdimisht kanë një rrezik më të ulët për demencë

    May 14, 2026

    “Instants”,risia e re e Instagram që synon momentet ‘reale’ mes miqve

    May 14, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by