Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Sa dëm ju bën konsumimi i alkoolit para gjumit?

    April 22, 2026

    Zarf surprizë, reagim i papritur: Mimoza merr gjithë vëmendjen

    April 22, 2026

    Takime që nuk harrohen: 10 ide që çdo çift duhet t’i provojë

    April 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Kompania më e madhe në botë e prodhimit të prezervativëve, Karex, ka paralajmëruar për rritjen e çmimeve të këtyre produkteve deri në 30% ose më shumë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, konfliktet në Lindjen e Mesme, pasi kanë shkaktuar shkaktuar tronditje të forta në tregun e lëndëve të para dhe në zinxhirët globalë të furnizimit.

    Karex, me seli në Malajzi, prodhon më shumë se 5 miliardë prezervativë në vit, duke furnizuar marka të mëdha ndërkombëtare si Durex dhe Trojan, si dhe sisteme publike shëndetësore, përfshirë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

    Drejtuesi i kompanisë, Goh Miah Kiat, deklaroi në intervista për Reuters dhe Bloomberg se kostoja e prodhimit është rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve që rrjedhin nga nafta. Ndër to përfshihen amoniaku, që përdoret për ruajtjen e lateksit, si dhe lubrifikantët me bazë silikoni.

    Tregu global është ndikuar shumë pas reagimit të Iranit ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit, me kërcënime për shënjestrimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit. Kjo rrugë detare është një kalim kyç për rreth 20% të tregtisë globale të naftës bruto dhe gazit natyror të lëngëzuar, si dhe produkteve të tjera petrokimike.

    Rritja e kostove të transportit dhe vonesat në dërgesa kanë çuar tashmë në një rritje të kërkesës për prezervativë me rreth 30% gjatë këtij viti, sipas kompanisë.

    Siç theksoi drejtuesi i Karex për Bloomberg, në periudha pasigurie konsumatorët bëhen më të kujdesshëm në planifikimin familjar, pasi “nëse sjell një fëmijë në jetë në një periudhë pasigurie, rriten edhe shpenzimet që duhet të përballosh”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleFifi ndez skenën më 25 prill: koncerti që nuk duhet humbur
    Next Article Apple emëron shefin e ri pas 15 vitesh

    Related Posts

    Suedia heq dorë nga teknologjia, rikthen librat dhe shkrimin me dorë në shkolla

    April 20, 2026

    SHBA-KINË, RIVALITET TEKNOLOGJIK! Po shqyrtohen kontrolle të reja mbi eksportet teknologjike

    April 16, 2026

    AI, fusha e re e ‘luftës’: SHBA dhe Kina në garë të fortë

    April 7, 2026

    Irani në errësirë digjitale: ndërprerja më e gjatë e internetit në histori

    April 6, 2026

    “Sytë” e Tokës drejt Hënës, niset Artemis II

    April 2, 2026

    BE nis hetim ndaj Snapchat për shkelje të sigurisë së fëmijëve

    March 27, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Sa dëm ju bën konsumimi i alkoolit para gjumit?

    April 22, 2026

    Shqipëria është ndër vendet me prevalencë të lartë të alkool pirjes në popullatë. Sipas të…

    Zarf surprizë, reagim i papritur: Mimoza merr gjithë vëmendjen

    April 22, 2026

    Takime që nuk harrohen: 10 ide që çdo çift duhet t’i provojë

    April 22, 2026

    Dua Lipa zgjedh Palermon për martesën?

    April 22, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by