Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

    May 6, 2026

    A e bleu Blake Lively vendin në Met Gala? E vërteta që po trazon rrjetin!

    May 6, 2026

    Sekreti i njerëzve që zgjohen gjithmonë me energji

    May 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Cenoi lirinë e shprehjes

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Gjykata Kushtetuese ka dale në përfundimin se vendimi i qeverisë për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri cenoi lirinë e shprehjes së qytetarëve.

    Vendimi u mor sot më 11 mars 2026, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Disa organizata kundërshtuan vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërprerjen e aksesit në platformë, duke e cilësuar atë në kundërshtim me Kushtetutën dhe standardet evropiane për të drejtat e njeriut.

    Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se bllokimi i plotë i platformës përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit. Sipas gjykatës, qeveria nuk kishte një autorizim të qartë ligjor për të bllokuar një platformë online për të gjithë përdoruesit në vend.

    Megjithatë, gjykata pranoi se qëllimi i qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet negative të platformës përbën interes publik. Në përfundim, Gjykata theksoi se kufizimi i tillë duhet të jetë i bazuar në ligj dhe proporcional.

    Vendimi

    Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 11.03.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkuese shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe qendra “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri Balkan Investigative Reporting Network, Albania”, me objekt shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025 “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformes on-line “Tik Tok”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Gjykata Kushtetuese pasi mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 05.02.2026 kërkesën e subjektit të interesuar. Këshillit të Ministrave, për pushimin e gjykimit të çështjes vendosi rrëzimin e saj me argumentin se çështja paraqet interes publik dhe se pavarësisht shfuqizimit të mëvonshëm të VKM-së objekt shqyrtimi, vijimi i gjykimit mbetet i nevojshëm jo vetëm për mbrojtjen efektive të subjekteve të prekura, por edhe për orientimin e veprimtarisë së ardhshme normative dhe administrative të organeve publike.

    Në vijim Gjykata mori në shqyrtim pretendimet e palëve dhe vlerësoi sa më poshtë:

    Për sa i përket juridiksionit të saj, për sa kohë pretendimet e kërkueseve janë me natyrë kushtetuese dhe VKM-ja nr. 151/2025 ka karakter normativ pasi nuk i drejtohet një kategorie të përcaktuar nominalisht, vendos një rregull të përgjithshëm normativ, për kohëzgjatjen e saj dhe prodhon efekte që nuk shterojnë me të, Gjykata vlerësoi se ajo i nënshtrohet juridiksionit kushtetues.

    Lidhur me kriterin e legjitimimit të kërkueseve, Gjykata vlerësoi se ato legjitimohen për pretendimet që, sipas përmbajtjes së tyre, lidhen me ushtrimin e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe punonjësve të medias që ato synojnë të mbrojnë. Po kështu, kërkueset legjitimohen edhe ratione temporis në kuptim të nenit 50, pika 1, të Ligjit Organik të Gjykatës, pasi kërkesa është paraqitur brenda afatit dy-vjeçar.

    Në lidhje me pretendimin për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, Gjykata vlerësoi se kërkueset nuk kanë arritur të argumentojnë në nivel kushtetues një lidhje të drejtpërdrejtë dhe konkrete ndërmjet aktit të kundërshtuar dhe cenimit të lirisë së veprimtarisë ekonomike në raport me vetë to ose me interesat që ato përfaqësojnë sipas qëllimit për të cilin janë krijuar.

    Për sa i përket pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim, Gjykata vlerësoi se kërkueset legjitimohen ratione materiae për pretendimet që lidhen me kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit, për aq sa VKM-ja e kundërshtuar pretendohet se ka ndikuar në ushtrimin e veprimtarisë së tyre në këto drejtime. Ndërsa për të drejtën për informim, për sa kohë argumentet e kërkueseve lidhen me pengimin e shpërndarjes së informacionit nëpërmjet platformës TikTok, me kufizimin e komunikimit publik dhe me ndikimin e kësaj mase në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit, këto elemente do të vlerësohen në kuadër të pretendimeve kryesore që burojnë nga neni 22 i Kushtetutës.

    Për themelin e pretendimeve. Gjykata arriti në përfundimin se ndërprerja e aksesit në platformën Tik Tok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit dhe për këtë shkak ajo vlerësoi të analizojë këtë kufizim në këndvështrim të kritereve të nenit 17 të Kushtetutës, pra nëse ai është bërë me ligj, për interes publik dhe nëse është respektuar kriteri i përpjesëtimit midis ndërhyrjes dhe gjendjes që e ka diktuar atë.

    Në lidhje me kriterin e parë të kufizimit, “vetëm me ligj”, Gjykata vlerësoi se, megjithëse ligjet mbi bazën e të cilave ka dalë VKM-ja nr. 151/2025 parashikojnë kompetenca të caktuara rregullatore dhe mbrojtëse në fushën e komunikimeve elektronike dhe të të drejtave të fëmijëve. ato nuk i japin Këshillit të Ministrave një autorizim të qartë, të posaçëm dhe të parashikueshëm për vendosjen e një mase me karakter të përgjithshëm, siç është ndërprerja e plotë e aksesit në një platformë on-line për të gjithë përdoruesit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këto kushte, VKM-ja nr. 151/2025 nuk mund të konsiderohet thjesht si akt që detajon teknikisht një kufizim të parashikuar më parë nga ligji, por si akt që ka materializuar vetë kufizimin në thelbin e tij. Për rrjedhojë, kriteri i kufizimit “vetëm me ligj”, nuk është përmbushur.

    Për sa i përket kriterit të dytë, të kufizimit për interes publik ose arsye të rëndësishme publike. Gjykata e vlerësoi të përmbushur pasi ai konsiston në mbrojtjen e të drejtave dhe interesit më të mirë të fëmijës dhe të të rinjve dhe qëllimi i VKM-së nr. 151/2025 ka qenë marrja e masave për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line Tik Tok në nxitjen e dhunës veçanërisht te fëmijët, në shkaktimin e problemeve të zhvillimit psiko-social të tyre, si dhe në shkaktimin e problematikave sociale në tërësi.

    Në lidhje me kriterin e tretë, proporcionalitetin e ndërhyrjes, Gjykata vlerësoi të analizonte tre nënkriteret e tij si vijon:

    Për sa i përket nënkriterit të parë, nëse objektivi i ligjvënësit është mjaftueshmërisht i rëndësishëm për të justifikuar kufizimin e së drejtës, Gjykata vlerësoi se për sa kohë mbrojtja e të miturve përbën një interes publik me peshë të veçantë në një shoqëri demokratike dhe është njohur si një nga qëllimet legjitime që mund të justifikojnë kufizime të caktuara në ushtrimin e të drejtave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleÇfarë e bën një puthje të paharrueshme sipas ekspertëve
    Next Article Horoskopi për ditën e sotme, 12 Mars 2026

    Related Posts

    Shqipëria mbushet me makina, Tirana dominon me gati 35% të totalit

    May 4, 2026

    Nga suksesi në tragjedi: miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin në Xibrakë

    May 4, 2026

    Mjekët: Rritet me 30% përdorimi i kokainës tek të rinjtë

    April 30, 2026

    Çmimet e reja të naftës dhe benzinës, sa do paguani nga sot?

    April 30, 2026

    Shqipëria në listë, BBC rendit destinacionet më të bukura të Europës pa çmime marramendëse

    April 29, 2026

    HIV rikthehet në nivele alarmante në vend të rinjtë më të prekur

    April 22, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

    May 6, 2026

    Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

    A e bleu Blake Lively vendin në Met Gala? E vërteta që po trazon rrjetin!

    May 6, 2026

    Sekreti i njerëzve që zgjohen gjithmonë me energji

    May 6, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 6 Maj 2026

    May 6, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by