Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Lara Colturi shkëlqen në Sölden, vetëm një të qindtën larg fitores!

    October 26, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

    October 26, 2026

    Rama: Për pak do të jetë gati paketa që do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve

    October 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë sot në 5 mars ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se çdo ndërhyrje ushtarake tokësore në territorin iranian do të përballet me një reagim të ashpër nga forcat iraniane. Deklarata është bërë nga sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, i cili theksoi se ushtria iraniane është e gatshme të përballet me çdo skenar lufte.

    Sipas tij, disa zyrtarë amerikanë kanë përmendur mundësinë e dërgimit të mijëra trupave në Iran për një operacion tokësor. Larijani reagoi ashpër ndaj këtij skenari, duke thënë se forcat iraniane po i presin dhe se çdo ndërhyrje do të ketë pasoja të rënda për ushtrinë amerikane.

    Ai deklaroi se nëse trupat amerikane futen në territorin e Iranit, ata do të përballen me humbje të mëdha dhe shumë prej tyre do të kapen robër nga forcat iraniane. Sipas tij, territori i Iranit nuk është vend për ndërhyrje të huaja dhe çdo përpjekje për të hyrë me force atje, do të ketë rezistencë të ashpër.

    “Disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se synojnë të hyjnë në Iran nga toka me disa mijëra trupa. Bijtë e guximshëm të Imam Khameneit po ju presin për të demaskuar ata zyrtarë të korruptuar amerikanë, ku do ketë me mijëra të vrarë dhe të kapur robër. Toka e Iranit nuk është vend për vallëzimin e demonëve të ferrit”, shkroi Larijani në rrjetin social X.

    Ndërkohë, tensionet në rajon vazhdojnë të rriten. Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë vrarë në një sulm në Tripoli, në veri të Libanit, një komandant të Hamasit, Uasim Attallah Ali. Sipas ushtrisë izraelite, ai ishte përgjegjës për trajnimet dhe stërvitjet e Brigadave Ezzedin al-Qassam në Liban.

    Autoritetet izraelite theksuan se ky është sulmi i parë në zonën veriore të Libanit që nga fillimi i luftës kundër Iranit dhe nga nisja e operacioneve ushtarake në Liban. Situata e tensionuar është reflektuar edhe në Gjirin Persik. Në Abu Dhabi janë dëgjuar shpërthime, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të interceptuar një kërcënim me raketa.

    Zhvillimet e fundit tregojnë për një përshkallëzim të ndjeshëm të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, ku përfshihen disa aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në rajon.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleSekretet e një jete seksuale të lumtur sipas ekspertëve
    Next Article Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

    Related Posts

    Vendi ku mund të kaloni nga dimri në verë brenda pak orësh

    October 24, 2026

    Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    October 24, 2026

    BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën

    October 22, 2026

    8 shtete amerikane padisin OpenAi: ChatGPT nxit sjellje të rrezikshme dhe dhunë

    October 17, 2026

    Tesla Roadster, makina që sfidon gravitetin? Elon Musk zbulon modelin futurist që mund të fluturojë!

    October 17, 2026

    Gruaja iraniane dënohet me vdekje për “blasfemi” pas një postimi në rrjetet sociale

    October 14, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Lara Colturi shkëlqen në Sölden, vetëm një të qindtën larg fitores!

    October 26, 2026

    Lara Colturi e ka nisur sezonin e ri të skive në mënyrë fantastike, duke u…

    Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

    October 26, 2026

    Rama: Për pak do të jetë gati paketa që do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve

    October 24, 2026

    Pse buzët thahen edhe kur përdorni balsam vazhdimisht?

    October 24, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by