Në zemër të Wynwood, një prej zonave më krijuese të Miami-t, Luana prezantoi markën e saj LULU gjatë javës më me ndikim të modës. E veshur me fustanin portokalli që tashmë është bërë pjesë e identitetit të brandit, ajo tërhoqi vëmendjen e stilistëve, medias dhe përfaqësuesve të industrisë me paraqitjen dhe energjinë e saj.
Eventi u shoqërua me skenografi të kuruar, posterë të koleksionit dhe atmosferë të ngrohtë, duke reflektuar estetikën moderne të LULU. Luana foli për vizionin e markës thjeshtësi, vetëbesim dhe elegancë të përditshme duke krijuar një lidhje të natyrshme me të pranishmit.
Interesi i profesionistëve të modës dhe pritja pozitive e bënë prezantimin një hap të rëndësishëm për LULU në rrugëtimin e saj ndërkombëtar. Me këtë paraqitje në Miami, marka afirmon ambicien për t’u zgjeruar globalisht dhe për të ndërtuar prani në një skenë të fuqishme mode.


