A njihni dikë që vonohet pavarësisht gjithçkaje? Ose ndoshta jeni vetë ai person? Shkenca thotë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me mungesë përgjegjësie pas zakonit të vonesës fshihen arsye shumë më komplekse sesa mendojmë.
Studiuesit e sjelljes njerëzore kanë zbuluar se njerëzit që vonohen shpesh kanë një perceptim krejt tjetër të kohës. Truri i tyre e nënvlerëson se sa zgjat një detyrë dhe krijon bindjen se “kam kohë mjaftueshëm”, edhe kur realiteti është krejt ndryshe. Ky fenomen njihet si optimism bias, tendenca për të besuar se gjithçka do të shkojë më shpejt se zakonisht.
Një arsye tjetër lidhet me personalitetin: personat më kreativë, më spontanë dhe ata që funksionojnë mirë nën presion e shtyjnë çdo gjë deri në momentin e fundit. Sipas ekspertëve, këta njerëz shpesh kanë një nivel më të lartë të tolerancës ndaj stresit dhe adrenaline dhe mungesa e presionit i bën të humbasin ndjenjën e urgjencës.
Gjithashtu, ka ndikim edhe mënyra si funksionon organizimi i brendshëm: ata që kanë vështirësi të planifikojnë, të krijojnë prioritete apo të strukturojnë ditën, përfundojnë duke kapur minutat e fundit përpara çdo takimi.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se vonesa nuk është karakter i keq. Shpesh është një kombinim i neurotipit, ritmit personal dhe mënyrës si truri përpunon kohën. Lajmi i mirë? Ky zakon mund të përmirësohet me disa ndryshime të vogla: alarmë shtesë, planifikim realist dhe krijimi i rutinave të thjeshta ditore.
Pra, herën tjetër që dikush arrin me vonesë, mos e gjykoni shumë shpejt ndoshta truri i tyre funksionon ndryshe nga i yti.
