Reperi i njohur Majk ka ndarë një reflektim që po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke ngritur shqetësimin për përhapjen e drogës në mesin e të rinjve. Ai ka kujtuar se situata dikur nuk ishte aspak e tillë, duke shprehur keqardhje për ndryshimin e realitetit social gjatë viteve të fundit.
“Para 15 vitesh, ishte turp nëse merrej dikush me drogë. Sot është bërë diçka normale, madje promovuese,” ka shkruar Majk, duke i bërë thirrje ndjekësve të reflektojnë për ndikimin e këtij fenomeni në shoqëri.
Postimi i tij është përhapur me shpejtësi, duke marrë dhjetëra komente mbështetëse nga fansat, të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim për degradimin e vlerave dhe modeleve që po promovohen tek të rinjtë.
Majk, i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, nuk është hera e parë që ngre tema sociale përmes rrjeteve. Kësaj here, mesazhi i tij ka prekur shumë njerëz, duke hapur sërish debatin për rolin e muzikës, mediave dhe shoqërisë në përhapjen e kulturave të dëmshme tek brezat e rinj.
