Monedha meme $TRUMP, e lançuar në janar 2025, ka një çmim aktual rreth $8.50 USD. Në momentin e lançimit, vlera totale e tregut të saj arriti mbi $27 miliardë USD, duke e bërë atë një nga kriptomonedhat më të komentuar të vitit.
Çfarë ka ndodhur me çmimin e $TRUMP që nga lançimi?
Pas një rritjeje të shpejtë, çmimi i $TRUMP ka pësuar një rënie prej rreth 89% nga kulmi i tij historik prej $74.27 USD në janar 2025. Megjithatë, ai mbetet një nga kriptomonedhat më të njohura në treg.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda me sipërmarrje kripto duke përfituar nga influenca e Trumpit në tregun me më pak rregulla. Meqënëse djemtë e Trumpit drejtojnë sipërmarrjen, kritikët vërejnë një përzierje shqetësuese të pushtetit presidencial dhe përpjekjeve personale për përfitim.
Nga Meme-Coins deri tek Stablecoins – monedhat digjitale, që janë interpretuar në një vlerë fikse – fitimi financiar llogaritet të jetë mbi pesë miliardë dollarë (4,25 miliardë euro). Kritikët tërheqin vëmendjen për lakminë e pashembullt për fitim të presidentit në post.
Dy sipërmarrje i nxisin fitimet kripto të familjes Trump: World Liberty Financial (WLF), një platformë financiare e decentralizuar, rregullat e kredidhënies së të cilës mund të bashkëkonceptohen nga përdoruesit me tokenin $WLFI, dhe American Bitcoin Corp. (ABTC), një sipërmarrje Bitcoin për kërkimin e pasurive nëntokësore e regjistruar në Nasdaq.
WLF me shtijen e $WLFI-Token, që janë të lidhura me emrin e Trumpit, fiton miliona, ndërsa ABTC, që mbështetet na djemtë e tij, posedon vlera të rëndësishme pasurie Bitcoin. Me hedhjen në bursë kursi përkohësisht u rrit me rreth 110 përqind, duke u fiksuar me 16,5 përqind mbi kursin fillestar të inagurimit që ishte 6,90 dollarë. Sipas një informacioni të agjencisë së lajmeve Reuters, sipërmarrja e Trumpit posedon 60 përqind të WLF dhe pretendon 75 përqind të të ardhurave nga shitja e Coins-ave.
