Pas një pauze të gjatë në skenën muzikore, Luana Vjollca është rikthyer me bujë në industrinë shqiptare të muzikës, këtë herë në një bashkëpunim të fuqishëm me Genta Ismajlin. Dy ikonat e showbiz-it shqiptar kanë publikuar këngën me titull “Unë të dua”, e cila brenda pak orësh ka nisur të pushtojë platformat muzikore dhe rrjetet sociale.
Kënga sjell një melodi ritmike, moderne dhe tërheqëse, ndërsa klipi është vizualisht mbresëlënës – vajzat shfaqen ekstremisht seksi, me veshje të guximshme dhe koreografi dinamike, duke i dhënë klipit një pamje ndërkombëtare.
Ky projekt ka shënuar një rikthim të shumëpritur, sidomos për fansat që prej kohësh kërkonin të shihnin sërish në skenë Luanën dhe Gentën – dy emra që kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për stilin, energjinë dhe ndikimin e tyre në skenë.
Publiku e ka pritur me shumë entuziazëm këtë duet, duke e cilësuar si një nga bashkëpunimet më të nxehta të verës 2025. Komentet pozitive, shikimet e larta dhe shpërndarjet masive janë një tregues i qartë se “Unë të dua” është një hit në ardhje.