Jofiel Koço është 53-vjecari që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 mëngjesin e kësaj të hëne. Jofieli ishte i njohur per publikun shqiptar pasi shpesh herë ishte i ftuar në emisione të ndryshme për të folur dhe interpretuar mbi astrologjinë.
Sipas informacioneve nga policia 53-vjeçari është ngjitur në tarracën e pallatit ku banonte dhe më pas është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia është duke hetuar mbi rastin dhe duke marrë dëshmi. Mësohet se 53-vjecari ishte babai i 2 fëmijëve, por jetonte vetëm.