Juliana Nura, ish-pjesëmarrëse në edicionin e parë të spektaklit “Big Brother VIP Kosova”, feston sot ditëlindjen e saj me një festë të mbushur me surpriza dhe miq të njohur. Pas largimit nga reality show, ajo ka qenë një nga figurat më të komentuara në skenën e showbizit shqiptar.
Kete herë, ajo festoi ditëlindjen e saj deri në orët e mëngjesit në prani të futbollistit të njohur Amir Rrahmani, një moment që solli shumë diskutime në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Një fakt interesant është lidhja e përfolur e Julianes me reperin Noizy, e cila u zbulua gjatë qëndrimit të saj në BBVIP. Në anën tjetër, Amiri mbetet i dashuri i fundit publik i këngëtares Era Istrefi.
Era dhe Noizy kanë shfaqur dy projekte të suksesshme këtë verë, duke bërë që bashkëpunimi i tyre të jetë mjaft i diskutuar dhe i pritur me padurim nga fansat.