Pas suksesit të HR Entry Bootcamp, Kalaja Talent Consulting organizon me sukses HR NEXT, duke bërë bashkë 65 profesionistë dhe përfaqësues të biznesit.
Kalaja Talent Consulting, një kompani e specializuar në rekrutim, konsulencë dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj në tregun shqiptar, duke ofruar zgjidhje profesionale për bizneset dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor.
E themeluar dhe drejtuar nga Klejti Kalaja, Founder & CEO, kompania ka ndërtuar një model shërbimi të fokusuar te cilësia, profesionalizmi dhe krijimi i marrëdhënieve afatgjata me bizneset. Përmes shërbimeve të rekrutimit vendas dhe ndërkombëtar, konsulencës së burimeve njerëzore dhe mbështetjes së kompanive në identifikimin e talenteve, Kalaja Talent Consulting synon të krijojë një lidhje të qëndrueshme ndërmjet punëdhënësve dhe profesionistëve.
Për Klejti Kalaja, investimi në kapitalin njerëzor përbën një nga elementët më të rëndësishëm të zhvillimit të një biznesi.
Nga HR Entry Bootcamp te HR NEXT – një histori suksesi që vazhdon
Pas suksesit të HR Entry Bootcamp, një iniciativë që bëri bashkë profesionistë dhe individë të interesuar për zhvillimin e tyre në fushën e burimeve njerëzore, Kalaja Talent Consulting ndërmori një tjetër hap të rëndësishëm me organizimin e HR NEXT.
Më 8 tetor 2026, në ambientet e Hilton Garden Inn në Tiranë, u zhvillua HR NEXT, një workshop profesional që mblodhi 65 pjesëmarrës, duke konfirmuar interesin në rritje për trajnime cilësore dhe praktike në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Ndryshe nga trajnimet tradicionale, HR NEXT u konceptua si një eksperiencë interaktive, ku fokusi kryesor ishte shkëmbimi i njohurive, diskutimi i sfidave reale të biznesit dhe zhvillimi i aftësive që i ndihmojnë profesionistët e HR të kenë një rol gjithnjë e më strategjik brenda organizatave.
Programi u përqendrua në tre shtylla kryesore:
* HR Business Partner – transformimi i rolit të HR nga funksion administrativ në partner strategjik të biznesit.
* Performance Management – rëndësia e menaxhimit të performancës dhe zhvillimit të potencialit të punonjësve.
* People & Team Dynamics – ndërtimi i ekipeve efektive, komunikimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve njerëzore brenda organizatave.
Ekspertë dhe drejtues biznesi ndanë përvojat e tyre
Një nga vlerat më të rëndësishme të HR NEXT ishte pjesëmarrja e profesionistëve me eksperiencë në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin e biznesit.
Në këtë edicion, njohuritë dhe eksperiencat e tyre i ndanë:
Ermelinda Ruka – HR Strategist, e cila solli perspektivën e saj mbi zhvillimin strategjik të burimeve njerëzore dhe sfidat e profesionistëve të HR. Me një qasje të fokusuar në rolin strategjik të burimeve njerëzore, Ermelinda trajtoi rëndësinë e transformimit të HR nga një funksion tradicional administrativ në një partner të rëndësishëm të vendimmarrjes së biznesit.
Anisa Hysi – HR Director and Asset Managment, Orion Construction, prej rreth 14 vitesh drejton Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Menaxhimit të Aseteve në Orion sh.p.k. Paralelisht, si konsulente e pavarur në fushën e HR dhe trajnimeve, ka bashkëpunuar në rekrutimin e pozicioneve drejtuese, ngritjen e strukturave organizative dhe hartimin e programeve të zhvillimit profesional.
Drini Zusi – Head of Business Development, AZ Group, i cili solli këndvështrimin e biznesit mbi rëndësinë e kapitalit njerëzor dhe marrëdhënien ndërmjet menaxhimit të njerëzve dhe zhvillimit të kompanive. Perspektiva e tij mbi zhvillimin e biznesit i dha HR NEXT një dimension të veçantë, duke theksuar se suksesi i një organizate nuk përcaktohet vetëm nga strategjitë tregtare dhe financiare, por edhe nga aftësia për të ndërtuar dhe drejtuar ekipe të suksesshme.
Klejti Kalaja – Founder & CEO, Kalaja Talent Consulting, i cili ndau perspektivën e tij mbi tregun e punës, rekrutimin dhe rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional.
Përmes diskutimeve, rasteve praktike dhe ndërveprimit me pjesëmarrësit, workshop-i krijoi një mjedis ku profesionistët patën mundësinë të shkëmbenin ide, të diskutonin problematika të përditshme dhe të krijonin kontakte të reja profesionale.
Për Kalaja Talent Consulting, organizimi i HR NEXT përfaqëson më shumë sesa një aktivitet trajnues. Ai është pjesë e një vizioni afatgjatë për të kontribuar në profesionalizimin e tregut të punës dhe në forcimin e rolit të burimeve njerëzore në bizneset shqiptare.
HR NEXT nuk është fundi, por fillimi i iniciativave të reja
Suksesi i dy aktiviteteve, HR Entry Bootcamp dhe HR NEXT, i jep Kalaja Talent Consulting një motivim të mëtejshëm për të vazhduar organizimin e trajnimeve, workshopeve dhe eventeve që sjellin vlerë konkrete për profesionistët dhe bizneset.
Nëpërmjet këtyre iniciativave, kompania synon jo vetëm të ndajë njohuri, por edhe të nxisë bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve, drejtuesve të kompanive dhe ekspertëve të industrisë.
