Ndarja e Klodit dhe Elijonës ka sjellë reagime të shumta, ndërsa në lidhje me raportin që ka sot me dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” ka folur edhe Londrimi.
I pyetur nga “Prive By Liberta Spahiu” gjatë dasmës së Kushtrimit dhe Aurorës, ai tregoi se komunikimi me Klodin dhe Elijonën ka vijuar edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre.
Londrimi sqaroi se nuk ka pasur ndonjë takim të posaçëm me ta pas ndarjes, por kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien që ka me secilin prej tyre. Përkundrazi, ai theksoi se raporti mbetet pozitiv.
“Jemi nice”, u shpreh shkurt Londrimi, duke treguar se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me të dy.
Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi Klodi dhe Elijona e bënë publike ndarjen e tyre. Fillimisht ishte Elijona ajo që konfirmoi se lidhja kishte përfunduar, ndërsa më pas Klodi reagoi ndaj aludimeve që qarkulluan për tradhti apo keqtrajtim, duke i mohuar ato.
