Një ngjarje e papritur ka prekur mëngjesin e sotëm ambientet e radiostacionit Top Albania Radio.
Për shkak të një zjarri të rënë papritur në studio, transmetimi i programit të mëngjesit “Wake Up” është pezulluar.Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, stafi i Top Channel dhe Top Albania Radio ka sqaruar ndjekësit dhe dëgjuesit se të gjithë punonjësit janë mirë dhe ndodhen në kushte të sigurta.
“Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!” thuhet në njoftimin zyrtar.

