Unazat nuk janë vetëm një detaj mode — mënyra se si i vendosim ato mund të tregojë shumë edhe për personalitetin tonë. Sipas ekspertëve të stilit dhe gjuhës së aksesorëve, çdo gisht lidhet me një energji dhe karakter të veçantë.
Unaza në gishtin tregues lidhet me vetëbesimin, ambicien dhe dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes. Personat që e preferojnë këtë pozicion konsiderohen liderë dhe me karakter të fortë.
Nëse unazën e mban në gishtin e mesit, kjo tregon ekuilibër dhe nevojë për kontroll. Zakonisht lidhet me njerëz praktikë, të organizuar dhe të kujdesshëm në vendimet që marrin.
Gishti i katërt, i njohur si “gishti i dashurisë”, lidhet me emocionet, romantizmin dhe lidhjet e forta sentimentale. Për këtë arsye, aty vendosen tradicionalisht unazat e fejesës dhe martesës.
Ndërsa unaza në gishtin e vogël shihet si zgjedhje më artistike dhe ekstravagante. Personat që e preferojnë shpesh konsiderohen kreativë, spontanë dhe me stil unik.
Kohët e fundit, trendi i vendosjes së disa unazave njëkohësisht është bërë shumë popullor falë figurave si Hailey Bieber dhe Georgina Rodríguez, të cilat kanë kthyer unazat minimaliste në një element kyç të stilit modern
