Neada Muçaj ka reaguar për herë të parë mbi largimin e saj nga Top Channel, duke sqaruar se situata u keqinterpretua dhe shumë gjëra nuk janë bërë publike.
E ftuar në “X-Press”, ajo u shpreh se mënyra si ndodhi shkëputja nuk ishte e drejtë, ndërsa mohoi lajmet për një konflikt fizik me Enxhi Nasufin. Sipas saj, zhurma mediatike u ekzagjerua qëllimisht.
Moderatorja la të kuptohet se e gjithë situata mund të ketë qenë pjesë e një skenari për ta bërë pjesë të një formati shumë të ndjekur, ndërsa theksoi se nuk është natyrë konfliktuale.
Megjithatë, ajo pranoi se ka pasur vetëm një moment të vogël tensioni gjatë një ndërprerjeje publicitare.
Edhe Enxhi Nasufi më herët i ka mohuar këto lajme, duke i cilësuar si ekzagjerime dhe pjesë e “kostos” së të qenit figurë publike.
