Ledion Liço ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë tërhequr vëmendje dhe diskutime në rrjet. Moderatori ka reaguar hapur ndaj fenomenit të prindërve që braktisin fëmijët dhe ndaj narrativës që, sipas tij, po normalizohet gjithnjë e më shumë në shoqëri.
Citatet e Ledionit Liços ishin:
– Une jam i pari që nuk justifikoj asnjë prind që braktis femijën e vet,perkundrazi e gjykoj me forcë të madhe
-Po ashtu, jam thellësisht kundërshtues ndaj kësaj narratives së kohëve të fundit “është OK të vazhdosh jetën tënde, të zgjedhësh jetën tënde..
-Jo, në fakt! Nuk eshtë OK sepse dikur more një vendim, bëre një premtim. Zgjodhe të kishe një femijë dhe nuk është OK që krejt papritmas të zgjedhësh veten
Deklarata e tij ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale duke u cilesuar si thumb ndaj ish-partneres se tij , ku shumë njerëz kanë ndarë mendime të ndryshme për përgjegjësinë prindërore dhe balancën mes jetës personale dhe rolit si prind.
