Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “U bënë disa muaj që jemi ndarë”,Sarah zbulon për herë të parë detaje për ndarjen nga PM

    September 21, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 21 shtator 2026

    September 21, 2026

    Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Lajm i rëndësishëm për udhëtarët: vizat e emigracionit drejt SHBA janë pezulluar

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se, duke filluar nga data 21 janar 2026, do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të 75 shteteve, përfshirë Shqipërinë. Ky vendim vjen si pjesë e politikave të administratës për të garantuar që emigrantët të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë një barrë për amerikanët.

    Në lidhje me këtë lajm të publikuar një ditë më parë, në 14 janar, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka dhënë më tepër detaje.

    “Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të listuara. Kjo përfshin edhe Shqipërinë. Nuk ka asnjë ndryshim në vizat turistike apo jo-emigruese, të cilat vazhdojnë të lëshohen normalisht”.

    Ambasada shprehet se Presidenti Trump ka theksuar rëndësinë e vetë-mjaftueshmërisë financiare të emigrantëve, duke nënvizuar se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Ambasada Amerikane sqaron se pezullimi i vizave ka për qëllim të rishikojë politikat dhe rregulloret që lidhen me përdorimin e përfitimeve nga emigrantët dhe të sigurojë që aplikantët nga vendet me rrezik të lartë të mos konsiderohen barrë për qeverinë

    Në listën e shteteve të prekura përfshihen, ndër të tjera: Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bangladeshi, Bjellorusia, Bosnje e Hercegovina, Brazili, Irani, Iraku, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusia, Siria dhe Jemeni. Lista e plotë përfshin gjithsej 85 vende nga të gjitha kontinentet.

    Ambasada dhe Departamenti i Shtetit kanë dhënë sqarime të qarta për aplikantët. “Aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet dhe të marrin pjesë në intervista, por asnjë vizë nuk do të lëshohet gjatë kësaj periudhe pezullimi. Shtetasit me dy shtetësi që aplikojnë me pasaportë të një vendi që nuk është në listë përjashtohen nga ky pezullim”, thuhet në reagim.

    Sa i përket vizave aktuale, Ambasada njofton se asnjë vizë e emigracionit e lëshuar më pare, nuk është hequr. “Asnjë vizë emigrimi e lëshuar më parë nuk është hequr. Për pyetje që lidhen me hyrjen në SHBA, ju mund të kontaktoni Departamentin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

    Për qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë vizitori B1/B2, Ambasada rikujton se këto viza lejohen për: turizëm, pushime, vizita tek të afërmit, takime biznesi ose pjesëmarrje në konventa dhe konferenca. Ndërkohë, aktivitetet që nuk lejohen me vizë B1/B2 përfshijnë: punë të paguar në SHBA, studime për diplomë akademike, turizëm lindjeje dhe performanca të paguara.

    Ambasada dhe Departamenti i Shtetit sugjerojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimet me kujdes dhe të qëndrojnë të informuar për çdo ndryshim të politikave të vizave, duke monitoruar njoftimet zyrtare përditësuese. “Qytetarët duhet të përdorin vizat e tyre në mënyrë korrekte dhe të respektojnë kufizimet e përcaktuara”, thekson Ambasada Amerikane.

    Pas lajmit për pezullimin e vizave amerikane për emigracionin ndaj Shqipërisë,ka reaguar sot në 15 janar edhe ministrja e Jashtme e vendit , Elisa Spiropali. Ministrja, përmes një postimi në rrjete sociale, e ka cilësuar pezullimin e vizave për Shqipërinë si “fabul” e “trillim politik”. Ajo thekson se vendimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka bllokuar lëvizjen e udhëtimin e qytetarëve shqiptarë, sidomos ato për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të pezullojë shqyrtimin e aplikimeve për vizat e emigrantëve për shtetasit e 75 vendeve, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtim bën vetëm Serbia, e cila nuk ndikohet nga kjo masë. Shtëpia e Bardhë sqaroi se pezullimi do të nisë në 21 janar dhe do të qëndrojë në fuqi deri sa SHBA të ketë siguri që emigrantët nga këto vende nuk do të konsiderohen barrë financiare për shtetin ose taksapaguesit amerikanë. Vendimi është pjesë e politikave të administratës Trump për të rishikuar rregulloret e emigracionit dhe përdorimin e ndihmave publike.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleKuajt nuk gënjejnë: ja si ndiejnë emocionet tona pa fjalë
    Next Article Ushqimet që gëzojnë shpirtin: si të “ushqeni” lumturinë tuaj

    Related Posts

    Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    September 19, 2026

    Lajm i mirë për kafshët e braktisura! 7 mijë m² tokë në Tiranë do të kthehen në strehë për kafshët

    September 19, 2026

    Shqipëria i bashkohet NASA-s! Firmos marrëveshjet Artemis për eksplorimin e hapësirës

    September 19, 2026

    Nga Kosova në Gjermani, historia e sipërmarrësit Burim Hazrolli që ndërtoi biznesin e tij nga zero

    September 19, 2026

    Kinematografia turke në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur e “Dashuri e Ndaluar”

    September 18, 2026

    Një tjetër renditje ndërkombëtare: Shqipëria e 25-ta në botë për barazinë gjinore

    September 16, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    “U bënë disa muaj që jemi ndarë”,Sarah zbulon për herë të parë detaje për ndarjen nga PM

    September 21, 2026

    Pas javësh aludimesh dhe reagimesh në rrjetet sociale, Sarah Berisha ka vendosur të flasë publikisht…

    Horoskopi për ditën e sotme, 21 shtator 2026

    September 21, 2026

    Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    September 19, 2026

    Lajm i mirë për kafshët e braktisura! 7 mijë m² tokë në Tiranë do të kthehen në strehë për kafshët

    September 19, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by