Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Trendet më të fundit të modës për këtë sezon

    May 18, 2026

    Rutinat më të mira të mëngjesit për një ditë produktive

    May 18, 2026

    Horoskopi per diten e sotme,19 Maj 2026

    May 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Këta janë burrat që të mësojnë çfarë NUK do… para se të gjesh të duhurin

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Ekziston nje teori që thotë se të gjitha vajzat njohin gjatë jetës 5 burra të ndryshëm. Secili do të luajë një rol unik që na shënon dhe na formëson. Këta burra nuk janë gjithmonë zgjedhje të vetëdijshme, por janë mësime të gjalla mbi dashurinë, veten dhe atë që duam (apo nuk duam) nga jeta.

    Me ndonjërin prej tyre mund të bëjmë hapin e madh, një martesë, një bashkëjetesë, një “përgjithmonë” që s’zgjat shumë. Herë të tjera, i lëmë pas pa kthyer kokën. E më në fund, kur mbledhim copat e vetes, takojmë të gjashtin, atë që arrin pasi të tjerët na kanë mësuar gjithçka që duhej të dinim.

    1. Djali i keq që s’duhet dashuruar, por e bëjmë gjithsesi

    E njohim që në shkollë, ai që mungonte në orët e mësimit, pinte cigare pas portës dhe s’tregonte kujt i shkruante në letra. Si të rritura, ai bëhet mashtruesi simpatik, “biznesmeni” i dyshimtë, ndoshta edhe mafiozi që shfaqet natën me makinën luksoze. Na tërheq sepse është i ashpër, misterioz, i guximshëm. Por më pas kuptojmë: bukuria e errët e ka një çmim dhe ne nuk duam të ndajmë jetën me dikë që jeton në kurriz të të tjerëve. Në fund të fundit, ligësia s’është kurrë seksi për shumë gjatë.

    2. Ai shumë i pashëm, por vetëm aq

    Të gjithë burrat që takojmë mund të jenë tërheqës në mënyrën e tyre, por njëri do të jetë ndryshe, pamja perfekte, si djaloshi nga reklamat. Mund të jetë komshiu që çmend lagjen, apo edhe burri që Vogue e shpall më të bukurin në botë. Me të, shpesh s’na intereson brendësia, mjafton të na e kënaq syrin. Por me kohën kuptojmë se bukuria pa përmbajtje lodh. Jo sepse ai është i bukur, por sepse shumë të bukur mendojnë se s’u duhet të përpiqen më shumë. Dhe jeta nuk është një vitrinë. Nuk dashurohet një six-pack. Dashurohet një njeri.

    3. I pasuri 

    Një ditë, në jetën tonë shfaqet ai, burri që fiton më shumë se çdo tjetër që kemi njohur. Jo gjithmonë e duam për paratë, por të tjerët mendojnë kështu. Edhe ai vetë ndoshta e dyshon. Kjo na bezdis. Nuk është turp të duash stabilitet, por pasuria e tepërt shpesh sjell arrogancë. Ai flet shumë për veten, është rrallë aty, dhe shpesh lë një boshllëk që as vila, as pushimet luksoze nuk e mbushin. Disa gra martohen me të dhe e shijojnë. Të tjerat ikin, përpara se të fillojnë të dashurojnë pastruesin e pishinës.

    4. Heroi 

    Ky është ai burrë që të gjithë e respektojnë, mjek, avokat, pilot, njeri me karrierë dhe reputacion. Ai duket ideal. I arsimuar, i sjellshëm, i qartë. Me të duket sikur mund të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme. Ndoshta edhe martohemi. Por më pas, kur ndihesh e sigurt, del në pah një detaj i vogël që prish gjithçka, nëna e tij që të urdhëron, apo ai që kërkon një grua që të lajë enët dhe të heshtë. Edhe heronjtë kanë hijet e tyre.

    5. Dashuria e madhe 

    Dashuria e madhe nuk është perfekte. As logjike. Ndonjëherë as e shëndetshme. Është ajo ndjesi që vjen nga askund dhe të pushton plotësisht. Nuk e meriton ndoshta. Nuk të respekton sa duhet. Por ti e do, pa kushte, pa masë. Kjo dashuri është si një zjarr që të djeg dhe s’të lejon të largohesh. Disa martohen me të dhe vuajnë pafund. Të tjerë s’e harrojnë kurrë, edhe kur s’janë më bashkë. Dashuria e madhe nuk ka formë, mund të jetë kamarieri, artisti, politikani apo burri i thjeshtë i lagjes. E vetmja gjë e sigurt është se është e verbër. Dhe, në shumë raste, shkatërruese.

    Dhe pastaj vjen i gjashti!

    Pas gjithë këtyre burrave, ndodh që të gjejmë dikë ndryshe. Jo perfekt, jo i pasur, as i famshëm, ndoshta as më i bukuri. Por është ai që vjen kur ti je e qartë me veten. Kur e di çfarë nuk do. Kur nuk bëhesh më pjesë e lojërave. Ai është njeriu me të cilin nuk ndjen as më pak, as më shumë, por thjesht në paqe.

    Sepse, në fund, çdo grua e di çfarë meriton, çfarë kërkon dhe çfarë i nevojitet. Dhe kur është gati, e gjen.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleKujdes! Nëse e ke këtë lloj shoqeje pranë, është koha të thuash “mjaft”
    Next Article Horoskopi ditor, 21 dhjetor 2025

    Related Posts

    “Scent stacking”, tendenca e re që po ndryshon mënyrën si përdorim parfumin

    May 18, 2026

    Rregulli i çuditshëm: pse ky vend nuk lejon makina të zeza?

    May 16, 2026

    Vitaminat që nuk duhet t’i marrësh kurrë pa ngrënë

    May 16, 2026

    Pse bebet lindin me një shtresë të bardhë në lëkurë? Shpjegimi që po habit prindërit

    May 16, 2026

    A e dije? Gjatë gjumit humbet ujë pa e kuptuar

    May 15, 2026

    Moda e viteve 2000 po rikthehet: tani radha është e kufjeve me kabllo

    May 15, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Trendet më të fundit të modës për këtë sezon

    May 18, 2026

    Moda ndryshon vazhdimisht, dhe çdo sezon sjell freski dhe ide të reja për të rinovuar…

    Rutinat më të mira të mëngjesit për një ditë produktive

    May 18, 2026

    Horoskopi per diten e sotme,19 Maj 2026

    May 18, 2026

    Sa shpesh bëjnë seks çiftet e lumtura?

    May 18, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by