Në rrjete sociale po qarkullojnë dy postime që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve – një nga Egli Tako dhe tjetri nga Xheneta Fetahu. Dy emra që, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes tyre, janë përfolur shpesh si “rivale” për shkak të një historie dashurie të përbashkët me të njëjtin person.
Egli ndau një foto artistike në të cilën shihet një ditar me faqe bosh, një pendë e kuqe dhe shishja e bojës pranë. Në krye të faqes ajo kishte shkruar: “Të …”, një frazë e lënë përgjysmë që ngjalli menjëherë pyetje – a po i referohet kujtimeve të së kaluarës apo një ndjenje që s’është shuar ende?

Vetëm pak orë më vonë, Xheneta publikoi një “story” me sfond të zi dhe tekstin: “Ka gjëra që s’duhet t’i lësh vetëm me një fund. Nesër… ”. Një mesazh që shumëkush e pa si një thumb të koduar, një rikthim ose një reagim simbolik ndaj diçkaje të pashpjeguar.

Të dyja kanë kaluar nëpër eksperienca të ngjashme televizive – Egli në “Big Brother VIP Albania” dhe Xheneta në “Big Brother VIP Kosova”. Përveç rrugëtimit në formatin që i bëri të njohura, të dyja janë lidhur me një emër të përbashkët në jetën e tyre personale, çka ka ushqyer prej kohësh thashethemet për një “rivalitet të heshtur”.
Edhe pse asnjëra nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e askujt, postimet e tyre kanë ndezur sërish diskutimet në rrjete – me ndjekësit që mezi presin të kuptojnë nëse “nesër”, siç shkroi Xheneta, do të zbulojë ndonjë të vërtetë të re apo do të mbetet thjesht një lojë fjalësh që mban publikun në pritje.
