Ndoshta keni vënë re se qeni juaj nuk i afrohet disa njerëzve, edhe pse ata duken miqësorë. Sipas një studimi japonez, kjo nuk është rastësi qentë mund të dallojnë njerëzit me “energji të keqe” dhe reagojnë ndaj tyre në mënyrë instinktive.
Studiuesit zbuluan se qentë vëzhgojnë me kujdes ndërveprimet midis pronarit dhe personave të tjerë. Nëse dikush tregohet i pasjellshëm apo agresiv, ata nuk e harrojnë dhe më vonë refuzojnë të afrohen me atë person.
Ky zbulim tregon se qentë janë shumë më inteligjentë emocionalisht nga sa mendohej më parë ata nuhasin qëllimet, emocionet dhe sjelljet, duke mbrojtur njerëzit e tyre të dashur.
Pra, herën tjetër që qeni juaj fillon të lehë ndaj dikujt pa arsye të dukshme, ndoshta ai po ju paralajmëron: “Kujdes, ky s’ka energji të mirë!”
