Engjëjt e Victoria’s Secret janë rikthyer dhe këtë herë, më magjikë se kurrë! Një nga figurat më të dashura të brandit, Bella Hadid, ka bërë rikthimin e saj triumfues, duke ndezur pasarelat me elegancën dhe vetëbesimin që e kanë bërë një ikonë botërore.
Pas disa viteve larg syrit të kamerave në sfilatat e Victoria’s Secret, Bella u rikthye për të treguar se pse emri i saj mbetet sinonim i glamurit dhe sensualitetit. Me një veshje që kombinonte luksin, fuqinë dhe feminitetin, ajo bëri që çdo sy të mbetej tek ajo.
Fansat e modeles kanë shpërthyer rrjetet sociale me komente, duke e quajtur “rikthimin më të bukur të vitit” dhe “momentin që riktheu magjinë e vjetër të Victoria’s Secret”.
Ky event shënon një kapitull të ri për brandin që po përpiqet të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm – dhe Bella Hadid është padyshim fytyra e duhur për ta bërë këtë ndodhë.
Me një prani që ngjall nostalgji dhe modernitet në të njëjtën kohë, Bella ka provuar se engjëjt nuk bien kurrë thjesht marrin pak kohë për t’u rikthyer më të ndritshëm se më parë!
