Fatlume Popovci hap një bakery & coffee të veçantë në Ferizaj
Fatlume Popovci ka hapur një biznes të ri që premton të sjellë një eksperiencë unike për banorët e Ferizajt. Bakery & Coffee, e vendosur pikërisht në stacionin e autobusëve, ofron shije të veçantë dhe aromë të mrekullueshme të kafesë duke u bërë një destinacion i ri që nuk duhet humbur
Ky vend nuk është thjesht një kafene e zakonshme, është një koncept i ri që sjell diçka që nuk është parë më parë në qytet duke kombinuar atmosferë mikpritëse dhe produkte të cilësisë së lartë. Çdo detaj është menduar për të krijuar një ambient ku vizitorët mund të ndihen komod dhe të shijojnë çdo moment


Fatlume Popovci nuk është e panjohur në botën e biznesit pasi ajo posedon edhe një biznes tjetër që ka fituar besimin dhe admirim e klientëve. Me hapjen e kësaj kafeneje ajo synon të ofrojë jo vetëm produkte të shijshme, por edhe një vend ku komuniteti mund të relaksohet, të shijojë kafen e mëngjesit ose një ëmbëlsirë të freskët.
Nëse ndodhesh në Ferizaj, mos e humb këtë mundësi për të përjetuar një eksperiencë të veçantë, ku çdo vizitë sjell aromë, shije dhe një ndjenjë të ngrohtë mikpritjeje.
