Close Menu
    Të fundit

    Alarmante: Telefonat mbajnë mbi 80% të baktereve të zakonshme të njeriut

    June 5, 2025

    Incident në bord, 9 të lënduar: Aeroplani detyrohet të ulët urgjentisht në Gjermani

    June 5, 2025

    Efi ka një kërkesë të veçantë për ju në këto ditë me diell

    June 5, 2025

    Dafina Zeqiri publikon pamje nga jahti luksoz me bashkëshortin

    June 5, 2025

    Horoskopi ditor, e Enjte 5 Qershor 2025

    June 5, 2025

    Laert Vasili paralajmëron ish-banorët e BBVA, ‘nëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi’

    June 4, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Lifestyle»Si ta kuptosh personalitetin e dikujt që në momentin e parë ,pa qenë psikolog!
    Lifestyle

    Si ta kuptosh personalitetin e dikujt që në momentin e parë ,pa qenë psikolog!

    April 12, 20255 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Sjelljet, gjestet dhe reagimet spontane mund të zbulojnë shumë më tepër sesa fjalët

    Në jetën e përditshme, shpesh nuk është e nevojshme të kesh njohuri të thelluara në psikologji për të kuptuar personalitetin e një personi. Mjafton të jesh vëzhgues i mirë dhe t’i kushtosh vëmendje mënyrës se si dikush sillet në një ambient social, si për shembull në një festë apo mbledhje shoqërore.

    Sipas ekspertëve, është e mundur të bësh një vlerësim të parë të personalitetit të dikujt për vetëm disa sekonda, duke u bazuar në gjuhën e trupit, mënyrën e ndërveprimit dhe reagimet në situata të ndryshme. Ja disa nga treguesit më të zakonshëm që mund të ndihmojnë për të kuptuar se me çfarë tipi personi ke të bësh.

    FaberMedia

    Si ecën?

    Hapi i parë për të kuptuar dikë është të shohësh mënyrën se si lëviz në një ambient social. Personat që kërkojnë vëmendje zakonisht ecin ngadalë, me vetëbesim të tepruar, përdorin një ton zëri të lartë dhe shpesh bëjnë veprime si pastrimi i fytit përpara se të flasin – sikur duan të paralajmërojnë që do thonë diçka “të rëndësishme”. Ata ndihen mirë kur janë në qendër të vëmendjes.

    Nga ana tjetër, personat që preferojnë të mos bien në sy lëvizin në mënyrë më të qetë, rrinë larg qendrës së festës dhe duket sikur shmangin çdo kontakt të panevojshëm. Ata mund të duken të pasigurt apo të tërhequr, shpesh duke dhënë sinjale të ankthit ose mospërfshirjes.

    Personat e ekuilibruar ecin me qëndrueshmëri, pa e ekzagjeruar prezencën e tyre. Ata përshëndesin me një shikim të drejtpërdrejtë, mbajnë qëndrim të relaksuar dhe nuk kanë nevojë të duken, sepse ndihen mirë me veten.

    Çfarë bëjnë kur askush nuk i sheh?

    Një mënyrë tjetër për të kuptuar një person është të shohësh si sillet kur nuk është në qendër të vëmendjes. Ata që dëshirojnë të tërheqin vëmendje shpesh shqetësohen nëse dikush tjetër po merr më shumë vëmendje se ata. Mund të ndryshojnë sjellje papritur, të bëjnë komente sarkastike apo të kërkojnë mënyra për ta kthyer sërish vëmendjen mbi veten.

    Në të kundërt, ata që nuk duan të bien në sy shpesh nuk shqetësohen fare kur nuk u kushtohet vëmendje. Zakonisht merren me telefonin, shikojnë përreth në heshtje ose thjesht ndjekin ngjarjet pa ndërhyrë.

    Personat e ekuilibruar nuk e bazojnë vetëvlerësimin në faktin nëse janë apo jo në qendër të vëmendjes. Ata i qasen të tjerëve në mënyrë të natyrshme, tregojnë interes të sinqertë për çdo individ dhe nuk kanë nevojë për spektakël për t’u ndjerë mirë.

    Si e menaxhon një bisedë?

    Komunikimi është një tjetër tregues i rëndësishëm i personalitetit. Personat që kërkojnë vëmendje shpesh dominojnë bisedën – flasin shumë për veten, ndërpresin të tjerët dhe nuk tregojnë shumë interes për mendimet apo ndjenjat e të tjerëve. Për ta, rëndësi ka të dëgjohen dhe të admirohen.

    Në krahun tjetër janë ata që heshtin. Nuk marrin pjesë aktivisht, nuk e çojnë përpara bisedën dhe shpesh e presin fundin e saj pa kontribuar me diçka domethënëse.

    Personi i ekuilibruar, ndërkohë, është një bashkëbisedues i shkëlqyer. Flet kur është koha, dëgjon me vëmendje dhe krijon një ambient të këndshëm për të tjerët. E di si ta shmangë një konflikt dhe rrallë ndodh që dikush të ndihet i përjashtuar në praninë e tij.

    Si i trajton ata që nuk i ofrojnë asgjë?

    Një provë e vërtetë e karakterit të dikujt është mënyra si i trajton ata që “nuk kanë ç’t’i japin”. Personat që janë të fiksuar pas statusit apo admirimit shpesh tregohen përçmues apo të pandjeshëm ndaj personave që nuk i konsiderojnë “të vlefshëm”.

    Të tërhequrit, nga ana tjetër, zakonisht i shmangin këta persona jo nga përbuzja, por nga mungesa e interesit. Ata qëndrojnë në sipërfaqe të bisedave dhe rrallë hyjnë në biseda të thella.

    Ndërsa personat e ekuilibruar tregohen të sjellshëm dhe të interesuar për të gjithë, pavarësisht statusit, përfitimit apo rëndësisë së dukshme. Kjo i bën të dashur në çdo rreth shoqëror.

    Gjendja emocionale – një pasqyrë e brendshme

    Mënyra si dikush reagon emocionalisht është një tjetër pasqyrë e fortë e personalitetit të tij. Ata që duan vëmendje reagojnë shpesh me nervozizëm ndaj kritikave apo mosmarrëveshjeve. Janë të ndjeshëm, sepse kanë nevojë të ruajnë një imazh të caktuar.

    Të tërhequrit, nga ana tjetër, shpesh jetojnë në një gjendje të vazhdueshme ankthi. Ata shmangin konfliktet dhe situatat që kërkojnë përballje, madje edhe kur kanë diçka për të thënë, shkruan shkruan A2 CNN.

    Personat e ekuilibruar qëndrojnë të qetë. Ata përballen me situatat me maturi, nuk shpërthejnë lehtë dhe janë në gjendje të mbajnë një komunikim të shëndetshëm, edhe në kushte tensioni.

    Në fund të ditës, nuk ka nevojë të jesh psikolog për të kuptuar njerëzit – mjafton të dish të vëzhgosh. Sjellja, qëndrimi dhe mënyra e komunikimit janë pasqyrë e personalitetit të secilit prej nesh. Dhe nëse i kushtojmë vëmendje këtyre sinjaleve, mund të bëjmë një “lexim” të shpejtë dhe të saktë të çdo personi që kemi përballë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous Article“Liminal” – Heidi Baci publikon librin e saj të parë me poezi
    Next Article Si të mbroheni nga poleni, këshilla për një pranverë pa alergji

    Të ngjashme

    Alarmante: Telefonat mbajnë mbi 80% të baktereve të zakonshme të njeriut

    June 5, 2025

    Horoskopi ditor, e Enjte 5 Qershor 2025

    June 5, 2025

    Horoskopi ditor, e Mërkurë 4 Qershor 2025

    June 4, 2025

    Horoskopi ditor, e Martë 3 Qershor 2025

    June 3, 2025

    Horoskopi mujor, qershor 2025

    June 2, 2025

    Pesë shenja që tregojnë se trupit tuaj i mungojnë elektrolitet

    May 31, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Sara Hoxha në një lidhje të re?

    June 4, 2025

    Harrojeni Chrome dhe Maps, aplikacioni i ri i Google është ajo që ju nevojitet

    May 31, 2025

    Rezarta Shkurta shokon: Nuk ma beri dhurate burri

    May 24, 2025

    Reagon per here te pare Elvis Pupa pas bujes ne rrjet per kultivimin e kanabisit

    May 24, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.