Gazeta e përditshme britanike “The Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh, duke e nisur me ishujt e Ksamilit.
Perla e veçantë në detin Jon ndodhet në qytetin bregdetar të Sarandës, në jug të Shqipërisë.
Katër ishujt Idilik të Ksamilit janë një parajsë e zbukuruar me rërë të bardhë, shkruhet në artikullin e të përditshmes britanike.
Akomodoheni në fshatin e afërt të Ksamilit dhe shfrytëzoni rastin për të vizituar Butrintin, një vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një Park Kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit.
Më tej prestigjiozia britanike rekomandon Liqenin e Ohrit, ku mund të vizitohen dy shtete, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë që mes destinacioneve janë edhe plazhet e Dhërmiut në rivierën shqiptare.
Ndërroni rivierën franceze me atë shqiptare me një pushim në plazhin e Dhërmiut, por me çmime më të lira.
Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz te detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës.
Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije, shkruhet në artikull.
Po ashtu rekomandohet edhe vizita në fshatin e vjetër të Dhërmiut, ndërsa shkruhet se bukuria e egër shqiptare, shijohet më shumë në Plazhin e Gjipesë.
Pjesë e rekomandimeve për të vizuar është dhe Liqeni Shkodrës, më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur, ku të apasionuarit pas natyrës dhe historisë mund të bëjnë vëzhgimin e zogjve të zbulojnë ishuj dhe gjire të fshehura si dhe të shijojnë manastire dhe xhami historike.
Mes 10 destinacioneve në Europën lindore, e përditshmja britanike përmend edhe Ujëvarat e Kravicës, Bosnjë-Hercegovinë, Liqeni Balton në Hungari apo plazhet në Mal të Zi, duke rekomanduar shmangien e vendeve të populluara me turistë dhe zgjedhja e këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekreteve bregdetare të cilat tashmë po bëhen më të aksesueshme falë fluturimeve direkte nga Britania e Madhe.