Close Menu
    Të fundit

    💸 Kriptovalutat: Investim i zgjuar apo rrezik i lartë?

    July 11, 2025

    Si po ndikojnë rrjetet sociale në marrëdhëniet njerëzore?

    July 11, 2025

    10 Aplikacionet që po përshkallëzojnë vitin 2025

    July 11, 2025

    Horoskopi për sot

    July 11, 2025

    🧠 “Dopamina Detox”: Çfarë është dhe pse po e provojnë të gjithë?

    July 10, 2025

    😊✨ Çfarë tregojnë zgjedhjet tona të emoji-ve për personalitetin tonë?

    July 10, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë: Lini, 8-mijëvjeçar
    Aktualitet

    Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë: Lini, 8-mijëvjeçar

    June 28, 20253 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Tashmë nuk ka asnjë dyshim se vendbanimi më i vjetër në Evropë, me moshë deri në 8 mijë vjet, gjendet në Lin të Pogradecit. Gërmimet e fundit të ekspeditës shqiptaro-zvicerane kanë mundësuar rezultate shumë të mira, duke konfirmuar se ky është vendbanimi më i vjetër prej druri në kontinent.

    Për arkeologun zviceran Albert Hafner, zbulimet kanë konfirmuar se Lini ka qenë i banuar për 2000 vjet, në vitet 4000 deri në 6000 para Krishtit. Materiali arkeologjik i gjetur jep shpresë se në zonë mund të ekzistojnë edhe dhjetë ose më shumë vendbanime të ngjashme.

    “Është hera e katërt për mua në Lin dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një vend i bukur, peizazh i bukur dhe fshati i Linit është jashtëzakonisht i ruajtur,” tha arkeologu Hafner.

    FaberMedia

    Gërmimet kanë mundësuar përsëri rezultate shumë të mira. Mund të konfirmojmë se ky është vendbanimi më i vjetër në Evropë me materiale druri dhe organike të konservuara dhe është shumë special, sepse gjetjet janë shumë premtuese. Ne e dimë që për 2000 vjet njerëzit kanë jetuar këtu mes viteve 6000–4000 para lindjes së Krishtit. Parashikoj dhjetëra fshatra ose më shumë të së njëjtës periudhë.

    Drejtuesi shqiptar i projektit, Adrian Anastasi, thotë se janë bërë disa sondazhe: një në tokë dhe dy sondazhe nënujore. Janë gjetur materiale të bollshme arkeologjike në nivelin e qeramikës, qoftë të veglave të punës, te kocka, te guri, si dhe janë marrë analiza për të kryer studime më të thelluara me metodologji të reja shkencore për të krijuar një ide të strukturave të kohës.

    “Janë marrë analizat për të kryer studime më të thelluara në nivel kampionesh dhe jemi shumë të kënaqur, sepse në nivel planimetrie ato punë që kemi bërë në vitet më të mëparshme, me këtë ndërhyrje që kemi mbrapa shpinës sime, të cilën e shikoni, ne arrijmë që të lidhim të gjitha këto planimetri dhe jemi pak a shumë në fazën ku, sipas metodologjive të avancuara siç është dendrokronologjia, të fillojmë dhe të krijojmë idetë e strukturave të banimit,” tha Adrian Anastasi.

    Për ambasadoren e Zvicrës, Ruth Huber, janë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të Ohrit në Pogradec. “Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve,” tha ajo.

    “Për ne janë bërë zhvillime të rëndësishme për historinë e vjetër të liqenit të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që të shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu në Lin,” tha ambasadorja.

    Më 15 korrik përfundon faza e parë e projektit, e cila do të pasohet nga analiza shkencore e materialit arkeologjik të zbuluar deri tani si rezultat i projektit të përbashkët të Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit të Bernës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleShqipëria, mes 10 vendeve më të mira për pushime
    Next Article Ledri tha se nuk do te bashkepunonte kurre me te, reagon Jozi

    Të ngjashme

    💸 Kriptovalutat: Investim i zgjuar apo rrezik i lartë?

    July 11, 2025

    “Soft skills” vs. “Hard skills” – Cilat po kërkohen më shumë në 2025?

    July 10, 2025

    Trafik prostitucioni në Tiranë, goditet rrjeti me vajza nga Kolumbia e Panamaja

    July 9, 2025

    Italia drejt miratimit të kastrimit kimik për përdhunuesit dhe abuzuesit seksualë të fëmijëve

    July 8, 2025

    Tragjedi në Shkodër: kapiteni përpiqet të shpëtojë dy turistë, mbytet vete

    July 8, 2025

    Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit

    July 8, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Si po ndikojnë rrjetet sociale në marrëdhëniet njerëzore?

    July 11, 2025

    Horoskopi për sot

    July 11, 2025

    🧠 “Dopamina Detox”: Çfarë është dhe pse po e provojnë të gjithë?

    July 10, 2025

    😊✨ Çfarë tregojnë zgjedhjet tona të emoji-ve për personalitetin tonë?

    July 10, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.