Petrit Vullkani, një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, ka ndarë me ne disa prej mendojave dhe vizionit të tij në një intervistë të veçantë. Ai përshkroi rrugën e tij në muzikë si një udhëtim për të krijuar muzikë të bukur që sjell pozitivitet për dëgjuesit.
“Rruga ime në muzikë do të jetë të bëj sa më shumë muzikë të bukur për njerëzit, të jap pozitivitet gjithmonë me njerëzit e dashur të publikut tonë shqiptarë,” tha Petriti, duke shfaqur qëllimin e tij për të sjellë një ndryshim të prekshëm nëpërmjet muzikës së tij.
Ai gjithashtu identifikoi një këngë të veçantë, “Mbaroj për ty,” si një prej këngëve që ka lënë ndikim më të madh në jetën e tij. “Kjo këngë është pëlqyer shumë nga njerëzit dhe ka bërë një bujë të madhe,” tregoi ai me krenari për pranimin e shkëlqyer që kënga ka marrë nga publiku.
Në lidhje me temat e preferuara të këngës së tij dhe burimet e inspirimit, Petriti rrëfeu se në Shqipëri, inspirimi vjen kryesisht nga tema të tilla si dashuria dhe ndarja nga njerëzit. “Inspirimi jonë në Shqipëri është tek dashuria më shumë, ndarja me njerëzit, kjo është e gjitha inspirimi jonë në shqiptari,” shprehet ai.
Ndërsa muzika është qendra e qëllimeve të tij, Petriti ndan se nëse nuk do të ishte marrë me muzikë, do të shikonte veten si një futbollist.
Kur u pyet se ku e shikon veten pas 10 vitesh, ai shpreh shpresën e tij për një rritje të vazhdueshme në botën e muzikës. “Pas 10 vitesh, prap në muzikë e shoh, një famë më të madhe shpresoj,” theksoi ai, treguar vizionin dhe synimet e tij për të ardhmen.
Petrit Vullkani, një artist me talent dhe ambicie të mëdha, po vazhdon të shndërrojë emocionet në tinguj dhe të ndikojë në audienca me muzikën e tij, duke synuar të krijojë këngë që prekin zemrat dhe shpirtin e dëgjuesve.