Këngëtarja pop Katy Perry mori pjesë në një fluturim hapësinor të shkurtër me një ekip tërësisht femëror në një raketë të kompanisë Blue Origin të Jeff Bezos. Ajo udhëtoi mbi 100 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, duke kaluar vijën Karman, kufirin ndërkombëtar të hapësirës. Në bord ishte edhe e fejuara e Bezos, Lauren Sanchez. Fluturimi zgjati rreth 10 minuta dhe u krye me sukses nga Teksasi perëndimor.
Anija automatike e Blue Origin u ngrit vertikalisht dhe kapsula e ekuipazhit u shkëput në mes të fluturimit, duke u kthyer më pas në Tokë me parashuta dhe një raketë ndihmëse për ulje. Gratë dolën të lumtura, dhe Katy Perry puthi tokën pas zbritjes. Ky ishte fluturimi i parë me një ekuipazh tërësisht femëror që nga viti 1963.
Katy Perry tha se mezi pret ta shohë inspirimin në sytë e vajzës së saj Daisy kur ajo të shikojë raketën duke u nisur dhe të kthehet në shkollë duke thënë: “Mami shkoi në hapësirë.” Ajo e përjeton këtë si një moment të veçantë për t’i treguar vajzës se ëndrrat nuk kanë kufij.
Gjatë trajnimit, ajo u habit kur mësoi se kapsula quhej “Breshka” dhe kishte simbolin “pendë” – dy pseudonime që prindërit i kanë dhënë asaj kur ka qene e vogel. Ajo u shpreh mirënjohëse për këtë përvojë dhe ndjeu sikur diçka më e madhe po e udhëhiqte, sikur kjo ishte nje shenje nga universi. Me të udhëtuan edhe figura të tjera si Gayle King dhe Amanda Nguyen.
Ajo ca habiti fansat eshte se Katy kishte marr me vete nje lule dele ne hapsire, e cila personifikonte , vajzen e saj te vogel qe mban emrin e kesaj luleje.





