Në botën e artit shqiptar, një emër ka lënë një gjurmë të thellë: Mirush Kabashi. Ndër artistët më të njohur dhe të dashur të skenës, Kabashi u nderua për talentin e tij të rrallë dhe për kontributin e madh në artin dhe kulturën e vendit.
E bija e Kabashit shprehet se, edhe pas largimit të tij, ai mbetet i pranishëm në çdo vend. “Të them të vërtetën, unë e ndjej atë kudo akoma. Është e vështirë për tu mësuar me ikjen e tij, por jeta e tij vazhdon nëpërmjet veprave të tij të mëdha. Ai na mësoi vlerën e falënderimit dhe respektit për të tjerët, veçanërisht për publikun e thjeshtë që ai e kishte në zemër.”
Veprat e tij, ne teatrit dhe shfaqjeve të tjera artistike, do të mbeten si dëshmi e një talenti të pazëvendësueshëm në historinë e artit shqiptar. Mirush Kabashi nuk është vetëm një emër; ai është një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë, të emocionojë dhe të mbetet si një pikë referimi për brezat e ardhshëm të artistëve.
Të fundit
Previous ArticleJori hedh hapin e rëndësishëm me Fred De Palmën
Next Article Horoskopi Ditor 8 Dhjetor nga Paolo Fox