Këngëtarja Elsa Lila rikthehet përpara publikut shqiptar me një koncert të veçantë, që do të mbahet më 7 nëntor, në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
“Na ishte një herë…” titullohet ky koncert, përmes të cilit artistja do të sjellë një udhëtim muzikor në kohë, duke ndërthurur këngë, histori dhe muzikë nga trevat e ndryshme shqiptare, kinematografia dhe repertore të tjera që kanë lënë gjurmë ndër vite.
Përmes këtij rrugëtimi, Elsa Lila synon të rikthejë në kujtesë muzikën që dikur dëgjohej dhe përjetohej ndryshe, por që sot nuk është më pjesë e përditshmërisë sonë si dikur. Një mbrëmje që premton të zgjojë nostalgji dhe emocione, duke bashkuar kujtimet me tingujt e muzikës shqiptare.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje, biletat mund të sigurohen pranë biletarisë së Teatrit të Operës, nga e hëna në të diel, në oraret 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00.
Ditën e shfaqjes, biletaria do të jetë e hapur nga ora 10:00–14:00 dhe 14:00–18:30. Biletat mund të blihen gjithashtu online në platformën Almanart.al.
Një rikthim në muzikën e dikurshme, përmes zërit dhe interpretimit të Elsa Lilës, në një mbrëmje që do të sjellë në skenë kujtime, histori dhe emocione.

