Një urim i thjeshtë ditëlindjeje duket se ka zbuluar një sekret muzikor mes Taynas dhe Gashit. Artistja e uroi Gashin në Instagram me një “Happy birthdayyyy ❤️”, por përgjigjja e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen.
“Mendoj se është koha ta publikojmë këngën”, shkroi Gashi, duke lënë të kuptohet se dy artistët kanë një projekt të përbashkët që mund të jetë realizuar prej kohësh.
Deri tani nuk dihet titulli i këngës apo data e publikimit, ndaj fansave u mbetet vetëm të presin për më shumë detaje. Megjithatë, komenti i Gashit ka mjaftuar për të ndezur kureshtjen se kur do të publikohet bashkëpunimi i shumëpritur.
Ky projekt vjen në një moment të rëndësishëm për karrierën e Taynas, e cila po zgjeron gjithnjë e më shumë prezencën e saj jashtë tregut shqiptar. Pas suksesit të “Si Ai” dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, një këngë me Gashin pritet të jetë një tjetër surprizë për fansat.

