Së fundmi, Elton Tozaj ka shfrytëzuar rastin të komunikojë, ndër të tjera, disa lajme të pavërteta për Luana Vjollcën. Në vazhdën e parimit “i njomi digjet me të thatin”, edhe Elton Tozaj, midis deklaratave lidhur me videot e skandalit, tentoi të përfshijë Luana Vjollcën në skandale apo lajme FAKE, të cilat NUK janë të vërteta.
Aktualisht, asnjë nga aludimet që janë bërë lidhur me Luana Vjollcën nuk qëndron dhe kjo deklaratë e dhënë nga media jonë publikohet pasi është konfirmuar nga burime të sigurta pranë moderatores dhe autores në fjalë.
Përfshirja e emrit të saj, apo të kujtdo personazhi, në mënyrë të pavërtetë në skandale apo lajme të rreme, përveçse përbën shkelje etike dhe morale, është mbi të gjitha një shkelje ligjore.
