Brendi LULU by Luana ka hapur zyrtarisht pikën e tij më të re në QTU Shopping Center, duke sjellë edhe më pranë adhuruesve të modës dhe stilit koleksionet e tij.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të LULU, ku shkruhet: “We’re officially open at QTU!”. Dyqani ndodhet në katin 0 të qendrës tregtare dhe tashmë pret vizitorët me produktet më të reja.
Me këtë hapje, LULU vijon zgjerimin e pranisë së tij në Shqipëri, duke u ofruar klientëve një tjetër destinacion ku mund të zbulojnë koleksionet dhe produktet e brandit të krijuar nga Luana Vjollca.
Nëse jeni fansa të stilit të LULU, tashmë mund ta vizitoni edhe në QTU, ku dyqani ka hapur zyrtarisht dyert për të gjithë.


