Hakerat mund t’ju mashtrojnë duke përdorur numrin tuaj të telefonit. Nëse ndonjëherë keni parë ndonjë dokumentar ku flitet për mashtrimet atëherë e dini sesa lehtë mund të bini pre e tyre.
Hakerat gjejnë lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë para dhe për këtë ju përdorin edhe juve. Dhe gjithçka që u duhet është numri juaj e telefonit. Në këtë artikull ju sjellim 3 mënyra sesi mund të mashtroheni.
1-Mënyra e parë dhe e lehtë për hakerat për të abuzuar me numrin tuaj të telefonit, është zbulimi i më shumë detajeve personale rreth jush. Ekzistojnë disa faqe në internet që mund t’i sigurojnë kujtdo informacion tuaj. Këto faqe do ta blejnë informacionin dhe do t’ua shesin hakerëve që të kenë qasje te numri juaj. Te të dhënat mund të përfshihen: adresa, emrat dhe adresat e anëtarëve të familjes, të dhënat tuaja penale, etj. Hakerat mund t’i përdorin këto informacione për qëllime të kéqija si shantazhe, përndjekje ose vjédhje identiteti.
2- Ndonjëherë mund t’ju duket sikur po ju merr banka në telefon, por jo, është hakeri. Nëse një haker ka numrin tuaj, ai mund të bëjë të duket sikur ju po telefononi prindërit ose vajzën për t’i kërkuar para.
3- Krahas mashtrimit me numrat e telefonit, ‘smishing’ ose sms phishing është gjithashtu në rritje. Ju mund të merrni një sms nga banka ose mjeku juaj i familjes, duke ju kërkuar që ose të plotësoni disa detaje personale, ose t’u jepni para. Në raste si ky mashtruesit pretendojnë se janë dikush që i besoni dhe do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke u dhënë atyre informacionin personal ose detajet e kartës së kreditit.
