Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Benjamin Pavard duket se po përgatiten për një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e tyre. Pas një romance që u kurorëzua me martesë, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë zëra se çifti mund të jetë në pritje të ëmbël.
Lajmi ka ngjallur menjëherë interes te fansat, duke shtuar spekulimet se familja e tyre mund të zgjerohet së shpejti. Edhe pse vetë çifti nuk ka bërë ende një konfirmim publik, burime pranë tyre lënë të kuptohet se ata po jetojnë një periudhë të lumtur dhe të rëndësishme.
Historia e dashurisë mes Kleofinës dhe Pavard ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos pas rrëfimeve të modeles për lidhjen e tyre. Ajo ka treguar më herët se momentet më të rëndësishme në këtë histori kanë qenë të lidhura ngushtë me familjen e saj.
“Momenti më i bukur ishte fakti që babai im e donte personin që po merrja, po më jepte një bekim të sinqertë dhe jo thjesht të më bënte qejfin,” është shprehur Kleofina më herët për marrëdhënien e saj.
Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë që ka familja në vendimet e saj personale, duke shtuar: “Nëse s’do kishte pranuar, do isha ndarë, edhe pse e dua. Babi është shumë i rëndësishëm për mua.”
Pas një dasme luksoze dhe një lidhjeje që ka kaluar disa etapa të rëndësishme, çifti duket se është gati për një kapitull të ri, që mund të jetë edhe më i bukuri për ta.
