Në Egjiptin e Lashtë sëmundjet e syve kuroheshin me qumësht gjiri. Sipas shkrimeve të gjetura në Papiro Ebers, teksti egjiptian i viteve 1500 p.e.s dedikuar mjekësisë dhe magjisë, zgjidhja e inflamacioneve të syve, infeksioneve, rrezikut të humbjes së shikimit, janë pikat e qumështit të një gruaje që ka lindur djalë.
Mendohej se egjiptianët ishin të ndikuar edhe nga perëndesha Isis që në ikonografinë e lashtë i jep gji djalit të saj Horus, e i shëron edhe sytë, por një kërkim i fundit shkencor konfirmon se ky civilizim ndoshta kishte kuptuar diçka që shkenca moderne po e studion dhe i jep të drejtë tani.
Në punën kërkimore, është zbuluar se qumështi i gjirit përmban një koncentrat tejet të lartë të faktorëve të rritjes, antitrupa dhe substanca antiinflamatore, e kanë ngjashmëri të lartë me lotët artificialë farmaceutikë. Substancat që përmban qumështi i gjirit ndihmojnë qelizat të rigjenerohen dhe reduktojnë ndjeshëm inflamacionet, dhe egjiptianët, edhe pse nuk njihnin biokiminë, kishin kuptuar që funksiononte dhe e përdornin si mjekim ndaj patologjive të syve.
Aktualisht kërkuesit po kryejnë një eksperiment me kulloshtrën e lopës, shumë e ngjashme me atë të gruas humane, dhe sipas tyre, mund të bëhet shumë shpejt baza për trajtime okulare, duke sjellë një medikament të vjetër 3500 vjeçar në farmacitë tona.
