Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka shprehur hapur mbështetjen e saj për dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes një komenti publik, Oriola ka treguar preferencat e saj për fituesin, duke veçuar Elijonën dhe Londrimin si dy finalistët që, sipas saj, meritojnë të triumfojnë në këtë rrugëtim. Me këtë reagim, modelja ka ndezur edhe më shumë diskutimet mes fansave për finalen e madhe.

Ndërkohë, mbrëmja e fundit ishte tejet emocionuese për Elijonën, e cila pas një rrugëtimi plot sfida arriti të sigurojë zyrtarisht një vend në finale. Ky moment u prit me entuziazëm nga ndjekësit e saj, por edhe nga miqtë brenda shtëpisë, veçanërisht Londrimi, me të cilin ka krijuar një raport të ngushtë gjatë gjithë lojës.
Nga ana tjetër, Londrim Mekaj vijon ende garën për të siguruar një vend në finale. Ai është pjesë e televotimit të kësaj jave dhe fati i tij do të vendoset në spektaklin “Prime” të së premtes, ku do të shpallen edhe tre finalistët e tjerë.
Dinamika brenda shtëpisë pritet të jetë edhe më e fortë në ditët në vijim, ndërsa gara për çmimin e madh po hyn në fazën më vendimtare.
