Tensione të forta janë regjistruar sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një debat mes Mirit dhe Kristit degradoi në përplasje fizike dhe më pas në një veprim ekstrem nga ana e këtij të fundit.
Dy banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë kur situata doli jashtë kontrollit. Kristi, i cili mbante në dorë një shishe me ujë, e hodhi atë në drejtim të Mirit. Ky i fundit reagoi menjëherë duke i kapur dorën dhe duke ia kthyer ujin drejt tij. Në ato momente ndërhynë banorët e tjerë për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën, ndërsa Selin mori Kristin dhe u futën brenda në shtëpi.
Atmosfera u tensionua edhe më shumë nga reagimet e banorëve të tjerë, të cilët u ndanë në “kampe”, disa në mbështetje të Mirit dhe disa të Kristit. “Ça bëni se e bëtë të rrugës me u lagur, si me qenë fëmijë”, dëgjohet të thotë Marko, ndërsa të tjerë komentonin situatën si tifozë.
Pjesë nga debati:
ADVERTISING
Miri: “Hë provoje njëherë.”
Kristi: “Do me të pastruar edhe ty.”
Selin: “O njerëz, boll.”
Marko: “Ça bëni se e bëtë të rrugës me u lagur, si me qenë fëmijë.”
Kristi: “Do të derdhet në një moment…”
Miri: “Hajde provoje, surrat.”
Gimbo: “Ça u bë Miri?”
Miri: “Asgjë.”
Menjëherë pas këtij debati të ashpër dhe përplasjes me shishe uji, situata mori një tjetër kthesë të papritur. Kristi ka kapërcyer murin e shtëpisë, duke lënë ambientet e spektaklit. Deri më tani, ai nuk është rikthyer, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë “Vëllai i Madh” për këtë shkelje të rëndë të rregullave të formatit.
