Një histori suksesi që nisi si një vizion për stilin dhe finesën, sot shndërrohet në një univers të konsoliduar mode. Në vetëm 3 vite, BUKUR ka ndërtuar një identitet të fortë në treg, duke u kthyer në sinonim të elegancës moderne dhe vetëbesimit femëror.
Në këtë përvjetor të veçantë, marka hedh një hap të ri dhe të guximshëm: prezanton linjën ekskluzive të këpucëve elegante për femra. Një zgjerim që nuk vjen thjesht si risi produkti, por si një vazhdim natyral i filozofisë së brandit.
Koleksioni i ri mishëron atë që BUKUR ka përfaqësuar që në fillim – stil të pastër, elegancë të përjetshme dhe detaje që flasin vetë. Çdo model është krijuar për gruan që dëshiron të ndihet e sigurt, e sofistikuar dhe prezente në çdo ambient ku shkel.Sepse BUKUR është më shumë se modë.
Me këtë linjë të re këpucësh, marka kompleton universin e saj, duke ofruar jo vetëm veshje, por një eksperiencë të plotë stili – nga paraqitja deri te qëndrimi.
Tre vite pasioni, pune dhe përkushtimi kurorëzohen me një kapitull të ri që premton të ngrejë edhe më lart standardin e elegancës. Dhe ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që vazhdon të rritet.
