Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Të rinjtë po zgjedhin palestrat, jo club-et – trendi i ri që po ndryshon jetën e natës

    January 28, 2026

    Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

    January 28, 2026

    9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para gjumit

    January 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    14 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Emigrimi i shqiptarëve është një fenomen mjaft i përhapur për popullatën tonë, e jo vetëm, pasi numra të konsiderueshëm regjistrohen për të gjithë kontinentin evropian.

    Në një raport të publikuar këtë të martë, 27 janar, nga Eurostat-i, “Emigrimi dhe azili në Evropë”, shkruhet se pothuajse 10% e njerëzve që jetonin në vendet e Bashkimit Evropian në 2024-ën nuk ishin shtetas të atij vendi. Kështu, rreth 3% ishin shtetas të një vendi tjetër të BE-së, ndërsa mbi 6% ishin emigrantë të një shteti jo anëtar të unionit evropian.

    Në vitin 2024, 78 mijë e 100 punëtorë, emigrantë këta nga vendet që nuk janë anëtare të unionit evropian, që ishin me kualifikim të lartë morën Kartën Blu të BE-së.

    Gjermania lëshoi ​​numrin më të madh të Kartave Blu, 56 mijë e 300 të tilla (72% e të gjitha Kartave Blu), e ndjekur nga Polonia me 5 mijë 900 të tilla (7%), Hungaria  me 2 mijë e 900 (4%) dhe Franca me 2 mijë e 800 karta (4%).

    Emigrimi në vitin 2023

    Në këtë vit, u regjistrua emigrimi i 4.4 milionë të huajve në BE nga vendet që nuk janë anëtare të unionit evropian.Përqindjet më të mëdha u vunë re në Çeki dhe Lituani (të dyja 89% të të gjithë emigrantëve të saj), Irlandë (87%), Slloveni dhe Itali (të dyja 85%).Sipas raportit, vendet me trend më të lartë të destinacionit për emigrantët nga shtet që nuk janë pjesë e BE-së, ishin Spanja me rreth 1 milion njerëz (24%), Gjermania me 925 mijë (21%_, Italia me 372 mijë (9%), Franca me 308 mijë (7%), si dhe Polonia me 206 mijë (5%).Njerëzit që emigruan në këto 5 shtete anëtarë të unionit, përfaqësonin 65% të të gjithë emigrantëve që hynë në BE nga vendet jo-anëtare të në vitin 2023.Por ka pasur dhe nga ata të cilët kanë emigruar nga shteti i tyre, që është anëtar i BE-së, drejt një vendi që nuk është pjesë e unionit evropian, duke shënuar. Të tillë regjistrohen rreth 1.5 milion njerëz, një rritje kjo prej 25% krahasuar me vitin 2022.Nuk kanë munguar as qytetarët e një shteti anëtar të BE-së, që kanë emigruar në një vend tjetër të unionit. Këta emigrantë shënuan rreth 1.5 milion.

    Gjermania ishte vendi me numrin më të madh të emigrantëve nga shtetet anëtare të BE-së (334 mijë ose 22% e të gjithë emigrantëve nga vendet e tjera të BE-së), e ndjekur nga Spanja (209 mijë ose 14%), Rumania (127 mijë ose 8%), Holanda (113 mijë ose 7%) dhe Franca (110 mijë ose 7%).

    Mosha e emigrantëve

    Më 1 janar 2024, njerëzit që nuk ishin shtetas të BE-së ishin më të rinj se popullsia vendase në BE.Shpërndarja sipas grupmoshës tregon se krahasuar me vendasit, popullsia e ardhur ka një përqindje më të madhe të të rriturve relativisht të rinj në moshë pune, pra të moshës 20 deri në 49 vjeç.Burrat e moshës 20 deri në 49 vjeç përbënin 29% të popullsisë jo-kombëtare, në vendet e unionit evropian.Gratë e moshës 20 deri në 49 vjeç përbënin 27% të popullsisë jo-kombëtare në shtetet e BE-së.Nga ana tjetër, emigrantët mbi 50 vjeç përbënin përqindje më të vogël sesa vendasit.Kështu, burrat mbi 50 vjeç përbënin 12%, ndërsa gratë 13%.

    Emigrimi i parregullt

    Për këtë, raporti i Eurostat paraqet të dhëna për vitin 2024. Kështu, 124 mijë persona nga vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, u është refuzuar hyrja.Nga këta, 57% u ndaluan në kufijtë tokësorë, 40% në kufijtë ajrorë dhe 3% në ato detare.Arsyet kryesore për refuzimin e hyrjes në BE ishin për shkak të mos justifikimit të qëllimi dhe kushtet e qëndrimit (24%), ose se nuk kishin vizë apo leje qëndrimi të vlefshme (19% e të gjitha refuzimeve).Në vitin 2024, Polonia raportoi numrin më të madh të refuzimeve, 21 mijë ose 17% e totalit të BE-së.Ukrainasit përbënin numrin më të madh të njerëzve të cilëve iu refuzua hyrja në BE në vitin 2024, me një numër prej 20 mijë personash.

    Në vend të dytë renditet Shqipëria, me 14 mijë qytetarët të refuzuar.Në vend të tretë Moldavia, me 12 mijë persona.Por, përveçse refuzimit për të hyrë në një shtet të BE-së, ka pasur dhe nga ara të cilët përmes një urdhri janë kthyer në vendet e origjinës.Kështu, grupet më të mëdha të njerëzve që u kthyen ishin gjeorgjianët me 11 mijë e 600, ndërsa vendin e dytë e mbajnë turqit e shqiptarët me 7 mijë e 900 secili.

    Dëshira e shqiptarëve për emigrim

    Edhe pse Eurostat nuk ka publikuar vlera të emigrimit për vitin 2025, sipas Barometrit Ballkanik, Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për t’u larguar.Të paktën 44% e të anketuarve kanë deklaruar se dëshirojnë të largohen nga Shqipëria e të punojnë jashtë vendit.Kështu, vendi ynë kryeson për nga renditja në rajon, pasi shtetet e tjera kanë nivele më të ulëta të dëshirës për emigrim: Kosova (35%), Bosnje Hercegovinë (34%).Shqipëria dallon nga rajoni, jo vetëm për intensitetin e prirjes drejt emigrimit, por edhe për natyrën e thellë dhe afatgjatë të fenomenit.Të paktën 18% e shqiptarëve vlerësojnë si zgjidhje përfundimtare largimin përgjithnjë nga Shqipëria.Kjo dëshirë vlerësohet se vjen për shkak të faktorëve ekonomikë dhe ato sociale.

    Diferencat e mëdha në paga dhe standard jetese me vendet e Bashkimit Europian mbeten një shtysë e fortë, veçanërisht për të rinjtë dhe profesionistët e kualifikuar. Këto diferenca kombinohen me mundësitë e kufizuara brenda vendit për punë të mira dhe zhvillim profesional, duke krijuar bindjen se zhvillimi personal dhe ekonomik është më i arritshëm jashtë vendit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticlePse zgjohesh i lodhur edhe pasi fle 8 orë?
    Next Article Zbulohet hëna gjigante jashtë sistemit diellor

    Related Posts

    Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

    January 28, 2026

    Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Ambasada Amerikane: Nderojmë 6 milionë viktimat hebreje

    January 27, 2026

    Franca miraton projektligjin që ndalon përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç

    January 27, 2026

    Shqipëria nis prodhimin e armëve “Made in Albania” brenda vitit 2026

    January 23, 2026

    “Keni një gjobë të papaguar”, mos e hapni këtë mesazh nëse ju vjen në celular!

    January 21, 2026

    Eurostat: 25% e të rinjve në BE punojnë dhe studiojnë në të njëjtën kohë. Rinia shqiptare drejt emigrimit

    January 20, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Faber Media
    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Të rinjtë po zgjedhin palestrat, jo club-et – trendi i ri që po ndryshon jetën e natës

    January 28, 2026

    Dikur fundjava nënkuptonte muzikë të lartë, drita neon dhe net pa gjumë në club. Sot,…

    Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

    January 28, 2026

    9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para gjumit

    January 28, 2026

    Gjërat që meshkujt nuk i thonë kurrë për dashurinë

    January 28, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by