Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si ta nisësh ditën si duhet: rutina e mëngjesit që rrit energjinë dhe fokusin

    May 2, 2026

    Roli i teknologjisë para gjumit

    May 2, 2026

    Sa vite jetë të duhen për të provuar çdo restorant në New York? Përgjigjja do t’ju lërë pa fjalë

    May 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    5 sekrete të vogla që e bëjnë një lidhje të zgjasë

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Sado klishe mund të të tingëllojë, përpara se t’i futesh një marrëdhënieje sigurohu të punosh me veten. Kjo, jo domosdoshmërisht lidhet me të pasurit një profesion të mirë prej të cilit arrin të sigurosh të ardhura të konsiderueshme. Sa më mirë ta njohësh veten dhe kufijtë e tu, aq më qartë do të dish çfarë meriton dhe çfarë nuk duhet të tolerosh, si nga vetja, ashtu edhe nga partneri/ja yt/e.

    Ja pesë sjellje të cilat do të të kursejnë shumë strese, gjatë situatave të pakëndshme në martesë.

    1. Kupto për çfarë je përgjegjës

    Nëse partneri/ja yt/e nuk ndihet i/e plotësuar për arsye të ndryshme, është e rëndësishme të kuptosh se kjo nuk është automatikisht përgjegjësia jote. Sidomos në fillim të një marrëdhënieje, shpesh lind dëshira për të qenë personi që rregullon gjithçka dhe që i jep zgjidhje çdo shqetësimi të tjetrit. Por, duhet ta kesh të qartë se kjo nuk është domosdoshmërisht detyra jote. Mos lejo që ndjenja e fajit të të rëndojë për gjëra që i përkasin më shumë botës së brendshme të partnerit/es dhe që nuk janë nën kontrollin tënd.

    2. Qëndroji besnik/e interesave të tua

    Ky është një ndër efektet që marrëdhëniet kanë. Të izolojnë brenda një zone rehatie, aq sa për një arsye apo një tjetër zgjedhim të mos e rrezikojmë atë për asgjë në botë. Është e rëndësishme të mos harrosh hobit e tua, fundja edhe përpara se të lidheshe ato ishin të vetmet që të motivonin.

    3. Ji i vetëdijshëm për nevojat e tua dhe mos hezito t’i kërkosh ato

    Nëse partneri/ja plotëson një pjesë të mirë të nevojave të tua atëherë urime, por hera-herës është e nevojshme që këtë t’ia mundësoni vetë vetes suaj. Kur nevojat e tua plotësohen, ndjenja e kënaqësisë në marrëdhënie rritet dhe gjithçka duket sikur funksionon më së miri.

    4. Mëso të thuash e dëgjosh fjalën “jo”

    Ka shumë mënyra për ta refuzuar një kërkesë të partnerit/es pa qenë i/e pasjellshme. Por, të njëjtin mirëkuptim duhet të tregosh edhe kur të marrësh një “jo” të sjellshme prej tij/saj.

    5. Mos ki frikë të tregosh ndjeshmëri

    Brenda një marrëdhënieje, një prej jush është gjithmonë “shtylla”, ai supi ku mund të mbështetesh gjithmonë, kjo pasi arrin të menaxhojë më së miri emocionet. Kupto që të qenit i/e fortë nuk është gjithmonë përgjegjësia e njërit prej jush. Shfaqi frikërat e tua pa asnjë hezitim atëherë kur ndien nevojën ta bësh.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleStudimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale
    Next Article Telefonat e tabletat, “strehë” për bakteret e rrezikshme

    Related Posts

    Si ta nisësh ditën si duhet: rutina e mëngjesit që rrit energjinë dhe fokusin

    May 2, 2026

    Si ndryshon dëshira seksuale me kalimin e moshës? Ja çfarë duhet të dini

    May 2, 2026

    Ja sa duhet ta keni temperaturën e dhomës për të bërë gjumë të rehatshëm

    April 30, 2026

    Mos e bëni më këtë! Ja pse thikat nuk duhen futur në lavastovilje

    April 30, 2026

    Shkenca e orgazmës: çfarë ndodh realisht në tru?

    April 30, 2026

    5 përfitime surprizuese të seksit për shëndetin

    April 30, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Si ta nisësh ditën si duhet: rutina e mëngjesit që rrit energjinë dhe fokusin

    May 2, 2026

    Mënyra se si e nis ditën ka ndikim të drejtpërdrejtë në produktivitetin, humorin dhe energjinë…

    Roli i teknologjisë para gjumit

    May 2, 2026

    Sa vite jetë të duhen për të provuar çdo restorant në New York? Përgjigjja do t’ju lërë pa fjalë

    May 2, 2026

    Si ndryshon dëshira seksuale me kalimin e moshës? Ja çfarë duhet të dini

    May 2, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by